osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk ështe Greqia dhe “belerët” që pengojnë integrimin por janë “myteberët” e ballkonit Tabaku dhe Bardhi! Skandali i votimit kundra të rezolutës do paguhet shtrenjtë nga shqiptarët

Nuk ështe Greqia dhe “belerët” që pengojnë integrimin por janë “myteberët” e ballkonit Tabaku dhe Bardhi! Skandali i votimit kundra të rezolutës do paguhet shtrenjtë nga shqiptarët

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri nuk arriti të miratonte një rezolutë të përbashkët, pasi opozita votoi kundër. Shkak për këtë, sipas PD, u bë refuzimi që mazhoranca u bëri të gjitha mendamenteve të propozuara nga opozita.

Në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton kundër rezolutës së propozuar.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se opozita nuk është kundër procesit të integrimit, por kjo votë kundër është për shkak të refuzimit nga maxhoranca të çdo propozimi të PD-së.

“Grupi Parlamentar i PD-së do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita ëshë kundër procesit të integrimit por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian i bënë thirrje palëve politike shqiptare të votojnë rezolutën me konsensus, por opozita ka refuzuar. Delegacioni i PE-së është shprehur se mund të abstenonin por “bardhezinjtë” e Saliut nuk kanë pranuar. Përfaqësuesit e KiE i kanë paralajmëruar banditet e ballkonit se vota kundër do të ishte sinjal negativ për Këshillin Europian dhe do të ngadalësonte procesin e integrimit.

Kjo ështe ndyrsira me e madhe në politik, sepse nuk je kundër integrimit dhe të votosh kundër vendimeve të rezolutës së stabilizim asocimit, duhet të jesh një idiot i dobishëm për të penguar integrimin.

Pas tij sorra e ballkonit Tabaku nxitoj të nxinte realitetin në Shqipëri dokrra që askush nuk i besoi:

Tabaku theksoi nevojën për modernizimin e modelit ekonomik të Shqipërisë, duke evidentuar se ekonomia aktualisht mbështetet kryesisht në ndërtimin, një sektor i ngarkuar nga korrupsioni dhe krimi, si dhe në bujqësinë që është në rënie të vazhdueshme.

“Modeli duhet ndryshuar. Duhet t’u japim përparësi sektorëve si teknologjia, bujqësia dhe industria. Këta sektorë të nënvlerësuar mund të krijojnë një bazë të fuqishme për rritjen ekonomike dhe për zhvillimin e kapitalit human në vend’, tha ajo.

Kapja ekonomike e vendit është një nga pengesat kryesore që duhet luftuar me të gjitha mjetet e mundshme”, deklaroi Tabaku, duke shprehur shqetësimin për koncesionet dhe PPP-të e qeverisë aktuale që po e zhysin ekonominë në varësi të interesave të një pakice të korruptuar’, tha ajo.

Tabaku gjithashtu kritikoi mungesën e hapjes ekonomike të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar si një dështim të papranueshëm që kërkon ndërhyrje urgjente.

Ky nivel diskutimesh u kritikua ashpër nga eurodeputetët.

“Erdha me shpresë se do bënim diçka për ta afruar vendin me BE, e kuptojë pse njerëzit këtu nuk kanë shpresë dhe tani po mendoj çfarë pata që erdha. Ajo që kuptoj është që ju nuk doni t’ia dini për ne, por ju i intereson vetëm imazhi që do t’i jepni protestuesve”, tha Adnand Dibrani.

“Ne dëgjuam përfaqësues politik që morën fjalën dhe më bënë të ndjehem jo komod, dëgjuam deklarata politike, përpjekjet e Shqipërisë po minohen nga ju. Kjo mbledhje po përdoret për të thelluar konfliktin mes opozitës dhe shumicës, një larje hesapesh”, u shpreh Giorgio Gori.

“Po ka një fushatë që do të filloj, por unë nuk kam votë për ju, mos u mundoni të më bindni mua të votoj për ju. Jemi këtu në emër të komuniteteve shqiptar në vendet tona, ne kemi qasje institucionale”, u shpreh i bezdisur Antonio Decaro.

“Nuk është e këndshme të dëgjosh shkëmbime të ashpra. Po flasim në një kohë që pas 6 muajsh ka zgjedhje dhe ndoshta nuk e kemi zgjedhur kohën për vizitën tonë”, u shpreh Mario Mantovani.

Mesazhin eurodeputet suedez me origjinë shqiptare, zgjodhi ta jepte drejtpërdrejtë në gjuhën e nëns.

“Ti je mësuar me luajt me këto, unë nuk jam mësu me lujt.”

Por, Bardhi nuk u tërhoq.

“Nëse e doni njëngjyrësh, e keni parlamentin, dhe ne ikim dhe flasim me protestuesit. Ne i respektojmë kolegët evropian, dhe ne kemi hallet tona, por detyra na dikton që të jemi në këtë format. Por që të diktohet deputetëve të opozitës se çfarë duhet të themi ne nuk ja kemi lejuar askujt”, tha Bardhi.

Teksa veçuan zhvillimet shumë pozitive sipas tyre të vendit, parlamentarët evropianë kërkuan diskutime mbi procesin e integrimit të vendit jo për problemet e brendshme politike.

“Mund të ketë mollë të kalbura kudo por përsa i përket BE ne ju dëgjojmë, dhe kemi kërkesa ndaj jush për respektimin e ligjit”, Mario Mantovani.

“Nëse keni ndërmend të veproni kështu edhe nesër ju lutem kthehuni në prioritetet pozitive, të fokusohemi se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar Shqipërinë”, Giorgio Gori.