Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk do ta takojë kryeministrin Edi Rama i cili do të jetë nesër në Kosovë.
“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua” – tha Kurti.
Kryeministri Rama në fakt, do të shkojë për tjetër gjë në Prishtinë, për Procesin e Berlinit, në një tur që parashikon takime në të gjitha vendet e Ballkanit, të përfshira në këtë nismë.
Kurti në një deklaratë për gazetarët ka bërë me dije se ai është pro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në veri të Kosovës, por ai nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe. Kurti u shpreh se ndërkombëtarët nuk arritën që t’i plotësojnë atij premtimin që Lista serbe të futej në zgjedhje.
“Unë besoj se kemi treguar gatishmëri dhe investimin tonë maksimal për deeskalim. Eskalimi po ndodh në territor të Kosovës normalisht që i intereson Beogradit. Zgjedhjet parakohshme janë ata që e largojnë kryetarin nga ambienti i komunës. Më shumë se ¾ e ekstremisteve të dhunshëm të identifikuar janë në liri.
Zgjedhjet e parakohshme do të duhet të përgatiteshim. Unë i kam lutur faktorët ndërkombëtar. Mua më kanë premtuar ndërkombëtarët se po e pranuam aneksin e zbatimit në Ohër, lista Serbë merr pjesë. Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listës Serbe të marrë pjesë.
Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe. Unë jam për zgjedhje të parakohoshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme të përsëritet 23 prilli”- tha Kurti.