Aktori Tan Brahimi ka pak kohë që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Mbrëmjen e së martës ai fitoi zemrat e shumë shqiptarëve, në veçanti atyre të Kosovës pas një gjesti që bëri në dhomën e rrëfimit.
Ai u ftua si gjithë të tjerët për të dhënë nominimet e tij në dhomën e rrëfimit, kur u shpreh se kishte në plan që të nominonte këngëtaren Nita Latifi.
Mirëpo ai vendosi që në momentet e fundit ta tërhiqet mbrapsht nominimin e tij, pasi tha se nuk do të preferonte ta nominonte Nitën, ngase ajo është banorja e vetme nga Kosova në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Një gjest ky patriotik ka bërë që Tani të kthehet në një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku i Kosovës.
Port pavarësisht kësaj, Nita nuk është se i shpëtoi niminimit javor, pasi ajo u nominua nga banorë të tjerë së bashku me: Diolën, Kristin dhe Armaldon.