osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Nuk e kam tradhtuar kurrë…”! Meta: E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë e thellë, “përmbysja demokratike”!

“Nuk e kam tradhtuar kurrë…”! Meta: E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë e thellë, “përmbysja demokratike”!

Ilir Meta tha në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se nuk e ka tradhtuar dhe nuk do ta tradhtojë kurrë lëvizjen e dhjetorit, duke paralajmëruar kështu sërish protesta.

Ai deklaroi në studio se ka qenë pjesë e kësaj lëvizjeje, jo se ka qenë i persekutuar, por se ka qenë i bindur se ishte një regjim që duhej përmbysur.

Lidhur me këtë, Meta theksoi se ka krijuar bindjen e plotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza e thellë, ku ndodhet vendi aktualisht, është sërish përmbysja e regjimit, duke paralajmëruar kështu protesta, siç paralajmëroi sot edhe kreu i PD, Sali Berisha, nga Kuvendi.

“Mesazhi është dhënë shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, i qëndroj edhe sot e kësaj dite, sepse jam President, kam qenë kryetar Kuvendi, kam qenë Kryeministër, në opozitë, por kurrë nuk e kam tradhtuar dhe nuk e tradhtoj lëvizjen e dhjetorit për demokraci.

Kam qenë në lëvizjen e dhjetorit, jo se kam qenë i persekutuar, por kam qenë aty, se kam qenë i bindur se ishte një regjim që duhej përmbysur. Kam krijuar një bindje të plotë prej shumë kohës që e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë e thellë kushtetuese, institucionale, demokracie, llogaridhënie, është përmbysja demokratike dhe vendi t’i kthehet shqiptarëve, sovranit, përmes referendumeve.

Këtu kemi një grusht njerëzish që kontrollojnë gjithçka, përfshirë dhe ekonominë, mbajnë në presion të jashtëzakonshëm edhe mediat, e gjithçka tjetër, prandaj duhet kthyer sistemi. Ky sistem, që në një far mënyre u përmbys, me ndryshimet kushtetuese të 2008, që dobësuan rolin e Presidentit, prisni sistemin e kontrollit dhe balancave, forcoi pozitën e kryeministrit, e bëri më të mbrojtur përballë Parlamentit sa i takon mocioneve. Ky sistem përmbyset me shumë këmbëngulje dhe bëhet nga të gjithë bashkë”, u shpreh Meta.