osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk e di pse plaga në faqen e Sali Berishës më kujtoi syrin e nxirë të Ndrea Prendit

Nuk e di pse plaga në faqen e Sali Berishës më kujtoi syrin e nxirë të Ndrea Prendit

Aktin e dhunës ndaj Sali Berishës e dënuan të gjithë. Pavarësisht se dita e protestës ishte zgjedhur djallëzisht prej tij , të vjen keq për një plak 80 vjeçar që goditet në sy të publikut.

Por të vjen ndot nga mbrojtja që i bëjnë disa politikanë e analistë të verbër, e cila duket më shumë si hipokrizi, duke akuzuar pa asnjë argument Edi Ramën. Të çudit fakti që bëjnë prononcime në favor të Berishës edhe ata që e kanë ende kurrizin plagë dhe dhëmbët të thyer nga Berisha. Berisha nuk ka qenë dhe as nuk bëhet dot engjëll. Ashtu, sikur ka persona të mbushur me urrejtje deri në grykë ndaj Edi Ramës, ka me shumicë edhe ndaj Berishës.

Ndiqja konferencën e shtypit të Berishës, me plagën në faqe dhe mu kujtua vetulla e nxirë e Ndrea Prendit, ish komandantit të gardës, që qëndronte krah Berishës Kryeministër më 21 janar. Kush e goditi Ndrea Prendin brenda Kryeministrisë? Të gjithë kanë të drejtë të thonë, se e goditi Sali Berisha, nëse Berishën në protestë paska goditur Edi Rama!

Por ka një ndryshim të madh mes grushtit që hëngri Berisha në krahasim me grushtat që ka ngrënë Ndrea Prendi. Prendi u godit brenda Kryeministrisë, sepse nuk donte të vriste, kurse djaloshi 31 vjeçar përdori grushtin në sy të të gjithë publikut, ndoshta shtyrë dhe nga një urrejtje e çastit. Po si e mbrojti syrin e nxirë të Ndreas, Berisha ? “Mbrojti institucionin-deklaroi ai- dhe mund të kishte vrarë dhe 30, 300, të tjerë” sikur ato të ishin zogj pule.

Nëse për çdo incident që ndodh në rrugë, apo familje, akuzohet Kryeministri Rama, atëhere kemi të drejtë të themi se të gjitha vrasjet që kanë ndodhur gjatë kohës që ai ishte në pushtet,i ka bërë Berisha Kryeministër. Duke dëgjuar deklaratat e Berishës në konferencën e shtypit, kemi të drejtë të mendojmë e shprehemi me zë të lartë se pas dhunimit barabar të Edi Ramës, Arben Imamit dhe Ndre Legisit, zhdukjes së Remzi Hoxhës, vrasjes së 26 viktimave në Gërdec, rrahjes së gazetarëve dhe deputetëve më 26 maj në Sheshin Skënderbej, djegies së redaksisë së gazetës “Koha jonë”, eliminimit fizik të Azem Hajdarit, Trebickës, Olldashit, Xhevat Hanës, etj, etj, qëndron dora e fshehtë e Saliut.

Kur isha kryetar komune, edhe mua më ka qëlluar në bodrumet e policisë një shikas, ndaj dhe unë tani kam të drejtë të them se ai paska patur urdhër nga Berisha. Më shumë “t’i prek telat” ndonjë gazetar apo politikan berishist, kur shprehet se “grushti ndaj Berishës është pasojë e dhunës verbale që përdor vazhdimisht Edi Rama dhe ministrat e tij në parlament.

Dhe mua menjëherë më kujtohen kërcënimet dhe fyerjet e Berishës në mes të sallës së parlamentit :“Po jot shoqe dhe jot motër çfarë do të bëhen”, “ta dish mirë ti, se ta bëjë fytyrën si këpuca,” ,”or legena, or budallenj, unë jam Sali Berisha”, “kape për zhelesh e nxirre jashtë atë vagabond”, “e ka fajin Sali Berisha që s’u dha plumbin ballit”, “Spirobuçja”, “konkubina,”.

Si djajtë e Saliut u bënë kaq shpejt engjëj!? U mbushën ekranet dhe gazetat për dy ditë se “ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme!” E pse qenka e jashtëzakonshme, a nuk u qëllua presidenti Makron para ca ditësh në mes të publikut? Nëse duhet dënuar realisht dhuna, kjo duhet bërë nga çdo krah që vjen. Atentatori që qëlloi me grusht Berishën, bëri shkelje të rëndë dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit.

Po bodigardët e Berishës bashkë me ca të “irrituar” nga turma, që iu sulën të gjithë, si ujqër të egërsuar, gati duke i marrë jetën a duhen dënuar? Mos vallë jeta e Berishës është më e shtrenjtë se jeta e një qytetari të thjeshtë?

Një akt barbar, qoftë ky edhe ndaj një pushtetari, duhet dënuar sipas ligjit e shkallës së fajit dhe jo me hakmarrje kanunore. Në mes Sali Berishës, politikan e njeri dhe qytetarit agresor, është ligji. Dhe këtë duhej të bënin të parët truproja e Berishës, ta neutralizonin, t’u jepnin ndihmën e duhur si Berishës dhe agresorit, se truproja është për të mbrojtur, nuk kundërsulmon. Sado i rëndë të jetë akti, është ligji ai që ndëshkon e vë drejtësinë në vend. Të gjithë janë ngritur në mbrojtje të Berishës dhe harruan se ata që ka vrarë, rrahur, sharë e dhunuar ai, nuk kanë qenë njerëz.

Se nëse ai që është i veshur me pushtet mbrohet me të drejtë e të padrejtë, atëherë të voglit pa përkrahje nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëjë vetëgjyqësi. Pastaj pse nuk mund të aludojmë se goditja e Berishës nuk erdhi nga siguria e dobët e truprojës, dhe në mes të tyre mund të ketë ndonjë të infiltruar?

“Bodigardët e kanë shumë të vështirë të sigurojnë mbrojtjen e Berishës-shprehet një tjetër, se ai është shumë i hapur me popullin, e do shumë populli!!”Kur kështu, se nuk e kemi parë? Prandaj ngadalë ju që mbroni me kaq zjarr Berishën, se mund të digjeni dhe ju vetë në zjarrin që kërkon ai ti vejë Shqipërisë. /SHKRUAR NGA RAMAZAN SHERJA