Nga sot (31 korrik) në Qafë Thanë hyri në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, i cili “zhbën” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Kjo do të thotë se do të ketë vetëm një kontroll të përbashkët kufitar, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nga të dyja vendet.
“Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë.
Dua të shpresoj që në këtë periudhë piku të këtij sezoni dhe në sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, apo më saktë me kontroll të rastësishëm të makinave per të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin.
Ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unfikimi i doganave, që do të vijë më integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisenë BE”, tha Rama i pranishëm në ceremoninë e organizuar sot në pikën kufitare të Qafë-Thanës.