Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet dhe të pritet raporti i vlerësimit që po përgatitet nga ekspertë të huaj.
“Nuk duhet përhapur panik pa u vlerësuar dëmet. Për këtë arsye ne i kemi marrë ekipet e huaja që të kemi jo vetëm garanci teknike. Duhet të kemi katër sy. Në ato formular, të jetë syri i ekspertizës shqiptare dhe atyre ndërkombëtare”.
Duhet që në këto ditë mësimi të kalojë në plan të dytë. Duhen organizuar biseda, lojëra, shtëtitje të përbashkëta. Do kemi kohë të rikuperojmë orët e mësimit dhe kjo është koha për të bërë sa më shëmë në këtë aspekt. Çdo klasë në zonat e prekura ka nevojë për këtë asistencë njerëzore”, tha Rama.