osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk dua vetting për këtë racë të ndyrë… por tredhje dhe shterpëzim!

Nuk dua vetting për këtë racë të ndyrë… por tredhje dhe shterpëzim!

Nga Anri Bala

Nuk e dua vettingun, sepse nuk është për mua e as për ne, por për ata të parët e tregut në para dhe llojin e mallit që shesin… “jetë njerëzish”!  Nuk e dua vettingun, sepse nuk është për ata, që i ka ngjizur mitra e bushtrës politikë në Shqipëri, që për hallet e tyre, na lanë në derë dhe na vunë mbi shpinë qindra piranja, që nuk lanë lëkurë pa shqyer e rrjepur dhe kockë pa bluar!

Vetting nuk ka, përderisa asgjë nuk merr fund, por vetëm ndryshon, evoluon, trashëgohet. Vetting nuk ka për të patur, përderisa këta janë mbarsur dhe pjellin çdo ditë politikanë, gjyqtarë, prokurorë dhe ushtri puthadorësh… të sojit të tyre!

Si mundet, një fjalë “Vetting” të sjell drejtësinë, me gjithë këtë ushtri brezash, që gjeneron me metodën zinxhir, duke mos i lënë kurrë karriget e tyre të ngrohen nga bythët e të tjerëve, por vetëm nga ato të gjakut dhe sojit të tyre?!

Kaq indiferent jeni dhe nuk u ka rënë në sy, shpura fisnore dhe familjare, në drejtësi dhe politikë, pa përmendur administratën?! Vërtet nuk i shikoni se si burrë, grua, motër, vëlla, kunat, baxhanak, nip apo mbesë, e deri tek djali apo vajza e një politikani, gjyqtari apo prokurori të vjetër apo të mesëm… është domosdoshmërisht politikani, prokurori, gjyqtari, përmbaruesi, noteri, avokati… që do të ju drejtoi apo gjykoi?!

A mund të më gjeni një, që nuk është i racës së tyre dhe nuk është si ato?! Kurrë, por edhe nëse ka ndonjë në qarkullim, ai është tamam si ajo hudhra mes “shkëlqimit”… të cilin e mbajnë për t’i mbrojtur nga syri i keq. Nëse nuk më jepni të drejtë, të paktën mos heshtni dhe më kundërshtoni!

Pyetini, deri sa tu nxirrni sytë dhe bojën të pacipëve!

Vettingu do na sjelli drejtësinë do i’u thonë! Po cilën drejtësi, atë që duan ata, apo atë që presim ne?! As njërën e as tjetrën, sepse e atyre nuk quhet drejtësi, por mashtrim! Nëse do e kishin dashur, aty e kanë pasur, e kishin zgjedhur! Ajo tashmë nuk vjen për një arsye të vetme, sepse do u hapi punë të gjithë tutorëve të saj… politikanëve.

Tamam si ajo prostituta, që ka punuar në rrugë dhe u kërkon borxh shfrytëzuesve të saj, se i ka humbur të gjitha në ruletën e fundit, edhe kasta e tyre tani kërcënon, deliron, komploton me ish-ortakët në krime. Ndaj, këto janë më të bashkuar se kurrë, nga frika dhe tmerri i përbashkët, që i’u krijon vetëm fjala vetting, pa i’a ditur kuptimin kësaj fjale… më e lakuara prej së paku një viti, në media, politikë por edhe në radhët e opinionit publik. Aq të paditur janë, sa shpesh herë e ngatërrojnë me fjalën miting, duke imagjinuar ditën, kur njerëzit do mblidhen dhe do protestojnë kundër tyre.

Vettingu në fakt si shprehje, është përdorur për herë të parë nga veterinerët, për kontrollin e kuajve para garës. Por, këto tanët nuk janë për  garë… janë kuaj që duhet tu ndalohet garimi, ndërzimi, shumimi e pse jo dhe ushqimi!

Vettingu pra, është për të gjitha kategoritë e kafshëve, një thundrakë, dy thundrakë, dy këmbësh, katër këmbësh, por jo për njerëz kafshë! Ndaj, unë nuk e dua vettingun, sepse ai nuk vlen për këtë ndryshim, në kodin gjenetik të kafshëve të drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Unë dua diçka të vërtetë dhe bindëse, që do më bëj të besoj, se edhe ky vend do të bëhet dhe dëshira ime dua që të jetë edhe e juaja: Kjo racë politikanësh dhe përfaqësuesish të (pa)drejtësisë, duhet të inkastrohet dhe të sterilizohet!

Atëherë do të ulëras: Rroftë drejtësia, që lindi, sapo vdiq padrejtësia!/Ekskluzive.al