Pasi është nxitur nga njoftimi i policisë një ditë më parë, për arrestimin Ilir Metes, 54-vjecarit banues në Tiranë i akuzuar për vjedhje, identitet i njëjte me ate te kryeparlamentarit, Vizion Plus ka kryer një vëzhgim në Gjendjen Civile mbi popullaritetin e identitetit të politikanëve kryesorë në Shqipëri.
Nga ky vëzhgim rezultoi se me emrin identik më i populluar në vend është Ilir Meta, me plot 52 persona të regjistruar.
Pranë tij, në vendin e dytë ndodhet Lulzim Basha me 7 persona me ketë identitet, ndërsa 6 vetë me emrin Sali Berisha.
Nderkohe me emrin Edi Rama ne listen e gjendjes civile jane regjistruar vetëm 4 persona