osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk do lejojmë që pushtetarët të diktojnë vendimet e gjykatave! SHBA i jep shuplakë të fortë Metës: Vetingu do ndryshojë fytyrën e drejtësisë!

Nuk do lejojmë që pushtetarët të diktojnë vendimet e gjykatave! SHBA i jep shuplakë të fortë Metës: Vetingu do ndryshojë fytyrën e drejtësisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje tepër të fortë Presidentit Ilir Meta. Teksa ky i fundit po sulmon çdo ditë hapur reformën në drejtësi, Ambasada e SHBA në Tiranë ka vendosur të reagojë në rrjetet sociale, duke treguar të kundërtën e asaj që pretendon kreu i shtetit. Dje Ambasada Amerikane ka publikuar një video informuese për procesin e vetingut, ndërsa ka bërë me dije se në ditët në vijim do të ndajë me qytetarët video për organet e reja të drejtësisë dhe rrugën që është ndjekur në këto tre vite sa i takon reformës në drejtësi.

Por ky reagim i amerikanëve, duket se është një sfidë ndaj kreut të shtetit, i cili mendon se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se sipas tij, është kapur nga qeveria. Ambasada në video thekson se reforma në drejtësi po ecën si duhet dhe se sipas saj, procesi i vetingut nuk do të lejojë që pushtetarët të diktojnë vendimet e gjykatave. “Synimi i procesit të vetingut është të krijojë një sistem me gjyqtarë e prokurorë kompetentë. Në ditët e shkuara cilido me para apo pushtet mund të çonte vendimet e gjyqtarit apo prokurorit në favor të vet. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun do të veprojnë sipas rregullave dhe kushdo do të jetë i barabartë përpara ligjit”, thuhet në video.

Vetingu do ndryshojë fytyrën e drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vijon më tej në reagim, duke deklaruar se përpara se të niste procesi i vetingut, sistemi i drejtësisë në vend ishte i korruptuar. Në këtë kontekst, ambasada shprehet optimiste se vetingu, jovetëm që po pastron pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit, por sipas tyre, falë këtij procesi do të ndryshojë fytyra e drejtësisë. “Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm? Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Pse është i rëndësishëm vetingu (rivlerësimi)? Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2012, vetë gjyqtarët pranuan se kishte korrupsion në masën e 25%. Gjyqtarët pranuan se kishte një nivel të caktuar ndërhyrje politike në vendimmarrjet e tyre në masën 57%. Kjo tregonte se sistemi i drejtësisë nuk ishte fort i drejtë”, thuhet në reagim.

Ambasada thumbon Metën

Por ambasada nuk ndalet me kaq, pasi në reagimin e saj, ka edhe një përgjigje për Presidentin Ilir Meta. Ky i fundit pak ditë më parë deklaroi se reforma në drejtësi po dështon dhe akuzoi misionin teknik të BE-së EURALIUS se është vënë nën ndikimin e politikës. Mirëpo, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendimet e kreut të shtetit janë “rrufe në qiell të pastër”. Sipas ambasadës, vetingu është një proces që monitorohet nga ekspertë amerikanë dhe që synon drejtësi të barabartë për të gjithë. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i përbërë nga ekspertë amerikanë dhe evropianë mbikëqyr procesin. Ata mund të kërkojnë dokumente, të drejtojnë pyetje, të paraqesin opinione dhe të kërkojnë apelimin e vendimit. Kandidatët që kalojnë vetingun vazhdojnë të shërbejnë si gjykatës e prokurorë. Ata që dështojnë bazuar në pasuri të pashpjegueshme dhe lidhje me krimin, shkarkohen. Nëse gjyqtari ose prokurori gjendet i paaftë, ai ose ajo shkarkohet ose mund t’i kthehet shkollës së Magjistraturës”, thuhet në videon e ambasadës së SHBA në Tiranë./ Rigels Seliman