Policia e Shtetit dhe hetuesit kanë shkuar para kryeministrisë ku po mbledhin provat që lanë militantët e Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të godinës, mbi kokat e policëve të bërë gardh përballë tyre. Përpara kryeministrisë ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Gjithëashtu janë shoqëruar në Komisariatin nr.1 pesë militantë të Sali Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit hodhën molotov dhe gurë drejt kordonit të policisë dhe godinës së kryeministrisë.