Për herë të parë pas shumë vitesh në plazhin Sarakiniko, në ishullin Milos, Greqi, është ndaluar plazhi nudo.
Bashkia e Gavdos vendosi një tabelë ku shkruan “Nudizmi është i ndaluar”, mirëpo ky vendim nuk është pritur mirë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga turistët që preferojnë të bëjnë plazh nudo.
Ata protestuan në rrjete sociale kundër vendimit të bashkisë për të ndaluar plazhin nudo, madje në plazh larguan edhe tabelën ku shkruhej “Nudizmi është i ndaluar”, raporton Protothema.
“Ne vijmë në ishull për t’u ndjerë të lirë në natyrë, të lirë nga të panevojshmet dhe befas mësojmë për këtë ndalim”, shkruanin shumë nudistë duke protestuar në rrjetet sociale.
Por bashkia e Gavdos riktheu sërish tabelën duke thënë se plazhi nudo është i ndaluar për të gjithë.
Përsëri persona të panjohur hoqën dhe dëmtuan tabelat që kishte vendosur Bashkia. Edhe një herë Bashkia e Gavdos rivendosi tabelat.