osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nostalgji/ Shtatë vite pa “Artistin e Popullit” Demir Hyskja

Nostalgji/ Shtatë vite pa “Artistin e Popullit” Demir Hyskja

Data 6 Gusht shenon pervjetorin e ndarjes nga jeta te ikones së Teatrit “Skampa” Elbasan dhe Kinematografise Shqiptare Demir Hyskja (1937 – 2016).

Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937, në qytetin e Elbasanit.Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes.

Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Punoi si teknik ndërtimi në vitet 1955-1962.

Gjatë kësaj kohe u aktivizuar si diletant pranë Shtëpisë së Kulturës Elbasan, në pjesët: “Lulja e Kujtimit”, “Zhorzh Dante”, “Të rinjtë” dhe opereta “Vajza e portokalleve”.

Me hapjen e Teatrit profesionist, bëhet një ndër aktorët e parë profesionistë, të teatrit “Skampa”, në të cilin luajti për 30 vite rresht.

Gjatë këtyre viteve luajti 50 role kryesore. Njëkohësisht, u aktivizua edhe në kinematografi, pranë kinostudios “Shqipëria e Re”, ku ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë.
Vlejnë të përmenden disa prej roleve të tij në teatër si: roli i Marashit tek drama “7 Shaljanët”, Fjordori tek “Trumbetierja”, Veliu tek “Udha e Zavalinajve”, Bujari tek “Sinjalet e Natës”, Kapedani Jonuz Bruga tek “Familja e Peshkatarit”, Gjeta tek “Cuca e Maleve”, Hodo Zinani tek “Hakmarrja e Madhe”, Banushi tek “Doktori Pacient”, Gabo Kapllani tek “Shpagimi”, Ramë Ulnikaj tek “Tokë e Ndezur”, Harbert Gordon tek “Engjëjt e Skëterrës”, Ben Habart tek “Nëpërka”, Henku tek “Vdekja” (roli i tij i fundit) etj.

Luajti në filmat: ” Ngjadhnjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi një ditë”, ” Në fillim të verës”, ” Një udhëtim i vështirë”, “Përtej mureve të ngurta”, ” Dëshmorët e monumenteve”, ” Nëntori i Dytë”, “Hije që mbeten pas” etj.

Për talentin, përkushtimin dhe punën e tij ndër vite është dekoruar me dekorata të shkallëve të ndryshme.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Ka marrë edhe urdhërin e lartë “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Është shpallur “Qytetar nderi i Elbasanit”.

Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor, para viteve ’90.

Ndërroi jetë në 6 gusht të vitit 2016, në Elbasan.