Nga viti 1945 e deri në vitin 1957 secila familje Lukovjote punonte në pronat e saj. Në 1957 u kolektivizua e gjithë ajo pasuri e vendosur nga brezat, pa asnjë shpërblim.
Gjatë periudhës së kooperativës bujqësorë 1957-1972 u bënë tarracimet, kanalizimet, objektet të ndryshme, iu dhanë shtetit detyrimet siç i kërkonte ai dhe, veç kësaj, u akumuluan në fondin e paprekshëm një sasi e konsiderueshëm paraje, e tërë kjo nga prona dhe puna e këtyre pronarëve të hershëm e autoktonë. E gjithë kjo pasuri në vitin 1972, u kthye në Fermë Shtetërorë pa asnjë shpërblim.
Prej vitit 1972 e në vazhdim, u shpyllëzua pjesa e mbetur e trojeve të fshatit Lukovë, të cilat fshati i shfrytëzonte për kullotë dhe për zhvillim në perspektivë të tije.
E gjithë kjo rëndon sot mbi popullsinë autoktonë të fshatit Lukovë, i cili humbi gjithë pasurinë, punoi si argat më dekada më radhe dhe sot po i kërcënohet mohimi i autoktonisë, i historisë, trashëgimisë së ligjshme mbrenda trojeve të tyre.
Lukova dje
Lukova sot
Pothuajse asgjë dhe nuk ka mbetur nga ajo punë kolosale e bërë nga rinia në bashkëpunim me lukoviotët. Tani mund tu gëzohen ferrishteve të mbetura emigracionit në Greqi braktisjes së vendit që dikur ishte një perlë. / Ekskluzive.al