Shkëlzen Berisha po ecën në gjurmën e babait, është ky komenti i avokatit Idajet Beqiri, në studion e Tirana Live, ndërsa komentoi mungesën e tij në GJKKO për cështjen Gërdeci.
“Si i ati si i biri, ecën në gjurmën e babait, kanë zgjedhur rrugën e mosbindjes ndaj Kushtetutës, rrugën e rrugës dhe jo të një qytetari të ndershëm që kur thirret nga një pushtet siç është gjyqësori, paraqitet dhe atje i shpalos të gjitha, mund të ketë prova e fakte që e lehtësojnë nga cdo lloj përgjegjësie. Do u përgjigjet pyetjeve siç vlerëson vetë. Këta janë natyrë që e konceptuan shtetin si pronë të tyre.
Ka shqiptar që s’e ka marrë vesh se më 14 dhjetor duhet të ishte Berisha dhe Bumci dëshmitar? Vetëm të kesh kokën si struci e nuk shikon gjë, nuk e merr vesh.
S’ka nevojë të mos vijë thirrja. Ai nuk e bën një gjë të tillë, është i inkriminuar e di se pas marrjes në pyetje, jam i bindur që edhe prokurori që do pyeste pas përgjigjeve edhe vetë gjykata, menjëherë do krijonte bindjen që ky është një ndër autorët kryesorë në vrasjen e 26 personave në gërdec dhe të një dëmi të pallogaritshëm në Gërdec. Përgjegjësia e tij është aq e rëndë sa në maksimum dënimi shkon në burg përjetë.
Dëshmitari është i detyruar të paraqitet, nëse jo gjykata e merr me dhunë. Ai do shkojë patjetër por mesa duket GJKKO, ka parasysh edhe procedurën që kur ka të bëjë më kriminelë të tillë potentë, procedurën kërkon ta bëjë konform ligjit 100% është e detyruar ta cojë thirrjen në adresën e re që i ka dhënë prokurori.” u shpreh Beqiri, ndërsa shtoi se sado të përpiqet Shkëlzen Berisha nuk e zvarrit dot procesin.
Nuk zvarrisin dot gjë, sikurse nuk e bën dot edhe Berisha, SPAK dhe BKH i vijoi hetimet punoi me dosjen, edhe në rastin konkret është një shtyrje gjyqi, gjykata dëshminë e Bumcit e mori. Më 27 ka edhe dëshmitarë të tjerë, nuk është vetëm Shkëlzen Berisha. Nuk e kanë në dorë ata shtyrjen, procedurat janë të shkruara qartë, fundi i tyre dihet tashmë. Kanë fund skëterrë,” vijoi Beqiri.