Sali Berisha ka mbledhur sot në një takim në selinë e Partisë Demokratike kryetarët e zgjedhur të degëve të cilëve u ka bërë thirrje të punojnë për krijimin e një fronti opozitar, me qëllim rrëzimin e pushtetit “monist”.
Revolta po zien tha Berisha, ndërsa theksoi se PD eshte “në situatë shumë më të vështirë se në vitin 1991”.
“Ku jemi ne? Me te forte se kurre! Kemi 44 mijë luftëtarë të cilët na u përgjigjën në cdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të ndërtojë, udhëheqë një lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë”, theksoi Berisha.
“Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien e vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantoj e të një % të madhe të individëve qytetarëve pa parti qoftë dhe të PS e partive të tjera.
Detyra jonë ti aktivizojmë, ti tërheqim ata në veprimin tonë, të bëjmë gjithcka për të vendosur bashkëpunimin me ta. të bëjmë gjithçka për të identifikuar cdo organizatë, grup interesi, individ influent e cdo aleat tonin që ne duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar.
Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë se sa në vitin 1991.
Jua them këtë se në vitin 1991 ne kishim një regjim monist, komunist, por ai ishte një rrokullisje botërore. Komunizmi nuk ra në Shqipëri në fillim. sot kemi një regjim si në 91, edhe më monist se në 91.
Sot të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, të Ramës, të një partie, sot është realitet më i hidhur i Shqipërisë, partia-shtet, tipar kardinal i diktaturave.
Nëse presim se do na vijnë ndihma, mashtrojmë e gënjejmë veten. Para syve tanë u instalua cdo muaj e vit pushteti total monist i PS.
Ku jemi ne? Me te forte se kurre! Kemi 44 mijë luftëtarë të cilët na u përgjigjën në cdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të ndërtojë, udhëheqë një lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë.
Kerkohet me cdo kusht ta zgjerojme frontin. Duhet te ecim me krijimin e tij ne te gjithe vedin”.