Non grata Sali Berisha, lajmëroi aksionin e përbashkët opozitar për të protestuar kundër qeverisë. Berisha tha në një deklaratë nga selia blu, bashkë me Partinë e Lirisë dhe forca të tjera opozitare siç u shpreh ai, do organizojnë një protestë më 12 nëntor, duke radhitur sipas tij arsyet pse duhet rrëzuar Edi Rama, që e konsideron armikun e dytë më të madh pas Enver Hoxhës.
“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.
Opozita, PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit t narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës.
Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet.
Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha Berisha.
Berisha njoftoi se së shpejti do të mblidhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë.
“Do të ketë takime me qytetarë, grupe interesi dhe shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta për tu bashkuar si kurrë më parë”, tha Berisha.
Mbështetjen për protestën, Sali Berisha do ta ketë edhe nga Ilir Meta, i cili në një komunikim me gazetarët u shpreh se koha e demokracisë direkte po vjen.
Spiuni demokomunist Meta Metaj ka reaguar për protestën që do të mbajë më 12 nëntor Sali Berisha duke shprehur mbrështetje.
“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen”