osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njollat e zeza të diplomacisë shqiptare: Nga trafik d.roge, deri te rekrutimi i k.riminelëve

Njollat e zeza të diplomacisë shqiptare: Nga trafik d.roge, deri te rekrutimi i k.riminelëve

Diplomacia shqiptare ka një jetëshkrim me histori suksesi modeste, por edhe një listë relativisht të gjatë skandalesh dhe incidentesh, ku protagonistë në një masë të madhe kanë qenë mbajtës së pasaportës diplomatike, apo zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me detyrën për të cilën paguheshin.

Pjesa më e madhe e këtyre skandaleve dhe incidenteve, që kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sy të partnerëve ndërkombëtarë kanë ndodhur në tre dekadat e fundit dhe për nga intensiteti si në asnjë vend tjetër.

Skandali më i freskët është humbja e 100 pasaportave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që pasoi shkarkimin e konsullit të Shqipërisë në Janinë. Por në listë ka një sërë ngjarjesh të tjera, që nga trafiku i drogës e deri tek veshja e kostumit të diplomatit përmes pasaportës diplomatike të personave me rekorde kriminale.

Skandalet më të mëdha lidhen me abuzimin me pasaportat diplomatike. Persona mbajtës të këtij dokumenti, si rregull konsiderohen të pastër, me integritet dhe të denjë për të, duke qenë se më parë kanë kaluar filtrat ligjorë për të marrë këtë lloj pasaporte.

Shkeljet më të mëdha janë gjetur në vitin 1997. Një rast, një “grup diplomatësh” shqiptarë ranë në sy në Aeroportin e Londrës jo vetëm për numrin e madh të “delegacionit”, por edhe për veshjen e tyre me të shkurtëra. Grupi përbëhej nga rreth 20 persona dhe që të gjithë të pajisur me pasaporta diplomatike. Veshja e tyre nuk bindi autoritetet britanike për misionin diplomatik të shqiptareve. Dyshimet u vërtetuan më vonë kur rezultoi se një pjesë e delegacionit nuk ishin as punonjës të Ministrisë së Jashtme shqiptare, por emigrantë që e kishin gjetur pasaportën diplomatike si “vizë” për të hyrë në Angli.

Po këtë vit, këtë herë në Gjermani, autoritetet bien në gjurmët e shoferit të ambasadës, që rezultoi i përfshirë në një rrjet trafiku të kokainës. Shoferi gëzonte pasaportën diplomatike. Policia gjermane trokiti në derën e ambasadës tonë në Berlin dhe kërkoi largimin e tij duke e shpallur persona të padëshiruar.

Me akuza të ngjashme u shpall person i padëshiruar nga autoritetet greke shoferi i Konsullatës Shqiptare në Janinë po në vitin 1997. Sipas policisë greke në atë kohë, shtetasi shqiptar shfrytëzonte makinën dhe dokumentacionin diplomatik për të transportuar dërgesa me drogë në zona të ndryshme të Greqisë. Por emigranti shqiptar ka qene me fat pasi nuk u arrestua. Ai u dëbua, ndërkohë që lajmi u publikua vetëm në pak media greke, ndërkohë që në Shqipëri u mbajt i fshehtë.

Pas kësaj serie skandalesh e incidentesh pasuan disa vite që nuk trazuan fort punën e diplomacisë shqiptare. Por, skandalet do të ktheheshin në 2003. Konsulli shqiptar në atë kohë në shtetin italian u akuzua nga autoritetet vendase se kish shndërruar ambasadën shqiptare në Romë në një bazë të strehimit të drogës dhe armëve, që më pas trafikoheshin. Prokuroria italiane mbërriti në këtë përfundim në bazë të telefonatave të përgjuara. Ndaj tij nuk u ngrit asnjë padi penale, por me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra që mbante.

Në 2005 mbërrin një tjetër skandal dhe sërish nga konsullata në Janinë dhe sërish me shoferin. Këtë herë kishte pak muaj që kishte filluar punë, por koha ishte e mjaftueshme që shoferi i këtij institucioni të përfshihej në trafikun e vizave, nga greke deri tek ato kanadeze. Ministria e Jashtme e konsideroi një rast të izoluar, që shoferi nuk gëzonte imunitet diplomatik dhe se ishte një punonjës i thjeshtë i konsullatës. Gjithsesi, në fund të vitit ai u shkarkua nga detyra dhe u rikthye në Shqipëri.

Në 2006, Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Eduart Sulo akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet. Sipas Prokurorisë së Tiranës abuzimi është zbuluar nga një auditim i brendshëm i MPJ në atë kohë. Një vit më vonë, mediat raportuan një zënkë me grushte në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë mes ambasadorit Vili Minarolli dhe konsullit Faik Dishnica gjatë një debati mes tyre. Në publik u shfaqën pretendime të kundërta, se kush kishte goditur i pari, ndërsa Ministria e Jashtme ndërhyu duke shkarkuar Dishnicën. Po në 2007, shoferi i Ambasadës në Londër përdori dokumentacionin e Ministrisë së Jashtme për të blerë pajisje elektroshtëpiake në Angli.

Skandali i radhës mbërrin një vit më vonë, kur auditi i Ministrisë së Jashtme doli në përfundimin se ish-konsulli Hasan Muçosepa kishte abuzuar me detyrën duke mos shënuar në regjistrat e konsullatës të ardhurat financiare në shumë të mëdha nga veprimet që kryente. Ai kishte legalizuar prokura, certifikata e dokumente konsullore që të gjitha të falsifikuara, duke vënë tarifa konsullore disa herë më të larta se ato të parashikuara në ligjin konsullor.

Po në 2008, shoferi i ambasadës shqiptare në Romë u arrestua pasi po trafikonte lëndë narkotike. Ai u arrestua nga policia italiane me një kilogram kokainë. Makina që përdorte për trafikun ishte me targa diplomatik. Pala italiane kërkoi autorizimin për kontroll dhe sqarime nga ana e ambasadës shqiptare. Pas njoftimit, Ministria e Jashtme urdhëroi shkarkimin nga detyra të shoferit dhe lejimin e policisë italiane për kontrollin e makinës ku u gjet droga. Ambasadori shqiptar në atë kohë komentonte për mediat se aktivitetit i shoferit nuk kishe të bënte me ambasadën.

Në korrik të 2010 ndodh një tjetër skandal. Këtë herë nuk përfshihej asnjë seli diplomatike, por vetë Ministria e Jashtme në Tiranë, që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta. Almir Rrapo, në atë kohë 27 vjeç shfaqet në Ambasadën Amerikane si punonjës i Ministrisë së Jashtme. Ai kishte aplikuar për marrjen e një vize turistike për SHBA, por në këmbim mori prangosjen. Rrapo figuronte në listën e Interpol Uashingtonit si i dyshuar për trafik droge. Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme deklaronte se Rrapo ishte punësuar në stafin teknik të kësaj ministrie në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore në fuqi.

Ngjarja shkaktoi një përplasje edhe politike. Nga socialistët, që në atë kohë ishin në opozitë, Taulant Balla kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës, ndërsa ky i fundit i përgjigjej duke i thënë se do ta jepte dorëheqjen tre vite më vonë, pra në 2013, kohë kur zhvilloheshin zgjedhjet e radhës parlamentare.

Po në 2010 ndodh një tjetër incident. Këtë herë skena ishte në Vjenë dhe protagonistë ishin Egin Ceka, djali i Neritan Cekës dhe Edi Rama. Si drejtues i Partisë Socialiste në opozitë, Rama ishte i ftuar për të mbajtur një fjalim në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Panorama që i ka bërë Shqipërisë nuk i pëlqeu Egin Cekës, në atë kohë diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE. Ai i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese, sipas tij. Më pas u raportua se mes të dyve ka patur ofendime publike, madje edhe konfrontime fizike dhe në media qarkulloi lajmi se Rama nuk i ka kthyer përgjigje, por e ka kapur diplomatin prej veshi.

Këto janë disa nga skandalet dhe incidentet më të mëdha që kanë shoqëruar diplomacinë shqiptare në tre dekadat e fundit, pa u përfshirë në këtë mes akuzat e pretendimet e 1997 e më vonë se në muajt e fundit të largimit, presidenti i asaj kohe, Sali Berisha pajisi me pasaporta diplomatike njerëz e bashkëpunëtorë të tij të afërt. (Gazeta Si)