osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Njollat e Këlliçit nga mbjellja e flokëve, ora 40 mijë euro, fotoja 25 mijë USD me Trump, mosdaklarimi i pasurisë së partneres, falsifikimi i diplomës tek shpenzimet e pajustifikuara në fushatë

Njollat e Këlliçit nga mbjellja e flokëve, ora 40 mijë euro, fotoja 25 mijë USD me Trump, mosdaklarimi i pasurisë së partneres, falsifikimi i diplomës tek shpenzimet e pajustifikuara në fushatë

Prokurori i SPAK-ut Elvin Gogaj po heton kandidatin e dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, i njohur edhe si Belo Ezmeri. Këlliçi u paraqit i nervozuar disa ditë më parë në SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar i Bashkisë Tiranë. Kallëzimi penal është bërë nga avokati i njohur Idajet Beqiri.

Në kallëzimin e tij Beqiri thotë se Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin “Harry Fultz” në Tiranë. Akuza tjetër ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve. Pretendohet se Këlliçi ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

Genjeshtrat mbi diplomën e shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare, që i kanë bërë njohjen e diplomës Bachelor si po ishte Master shkencore, ngre pikëpyetje të shumta edhe mbi punësimin e Belind Kelliçit në Shqipëri pas kthimit nga SHBA.

Mosdeklarimi i pasurisë së partneres

Belind Këlliçi u shfaq në studio televizive me partneren e tij Anna Shkreli gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës, teksa rrëfyen sakrificat për dashurinë.

“Historia ime me Belindin është një histori interesante sepse për mua është një histori që dëshmon faktin se sa e rëndësishme është që dikë edhe të dish ta presësh në njëfarë mënyre sepse unë kam qenë në Itali, pastaj jam kthyer shumë shkurt në Shqipëri, pastaj kam ikur prapë në Angli ku edhe siç e rrëfente edhe inserti, pastaj kam kryer eksperiencat e mia master dhe eksperiencat e mia me radhë. Në njëfarë mënyre, kjo është një marrëdhënie njerëzore e cila nuk ka ecur përpara duke u nxituar për të arritur diku, kjo është shumë e rëndësishme, më kupton. Është një marrëdhënie që ka ditur të presë dhe ka ditur t’i përballojë edhe ditët e mira, edhe ditët e këqija”, u shprehej Anna.

Ndêrsa Belo theksonte; “Edhe unë kam ditur të pres, me thënë të drejtën. Prita Annën që të diplomohej në Itali dhe të mbaronte studimet e veta në Itali. Ka qeenë një moment i vështirë kur Anna më komunikoi më pas që donte, e kishte marrë vendimin që të shkonte në Angli për të bërë masterin. Sigurisht nuk është se e prita shumë, shumë mirë në aspektin tim personal por ishte diçka, një eksperiencë që Annës i duhej patjetër dhe ishte ëndrra e saj që të ikte për master në Angli“.

Megjithatë, Anna Shkreli nuk figuron në deklaratën e pasurisë së Belind Këlliçit.

Belind Këlliçi, duket se ka arsye të sikletshme se pse nuk ka deklaruar në ILDKPKI pasurinë e bashkëjetueses së tij, Anna Shkreli, duke thyer detyrimin ligjor, sfiduar ILDKPKI dhe SPAK-un.

Së pari, dhëndri i socialistëve Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, duhet të deklaronte se partnerja e tij Anna Shkreli ka përfituar para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik me nipt M01804027N.

Dy pagesa nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor i ka përfituar gjatë kohës kur partneri i saj Belind Këlliçi ishte deputet i Partisë Demokratike.

Së dyti (dhe ky duket se është edhe sikleti më i madh) partnerja e Belind Këlliçit, Anna Shkreli është paguar, pra ka marrë rrogë nga Bashkia e Tiranës, para të cilës proteston Belo Ezmeri. Konkretisht Anna Shkreli rezulton e punësuar pranë Muzeut të Bashkisë Tiranë “Shtëpia Studio Kadare”.

Anna Shkreli rezulton se është bashkëpronare e disa pasurive të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro.

Ndërkaq, Belind Këlliçi ka deklaruar vetëm një pasuri të paluajtshme një tokë pemëtore 1 mijë m2 në Ibë. Sipas dy deklaratave të pasurisë 2021-2022, Belo Ezmeri fle nën hijen e pemëve në Ibë.

Belind Këlliçi ka deklaruar edhe një makinë në vlerë më të ulët se sa e ka blerë në Gjermani, element që duhet tëy hetohet nga SPAK bashkë me shpenzimet qindra mijëra euro në fushatën për Bashkinë e Tiranës, me burim të dyshimtë.

Ora 40 mijë euro

Natën e ndërrimit të vitit dhe ditën e parë të vitit të ri, Belind Këlliçi publikoi dy foto, të parën me partneren e tij Anna Shkreli, të cilën e mohoi kur doli nga dera e SPAK-ut, si dhe të dytën me familjen dhe partneren. Në foton e dytë, Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, shfaqet me një orë, e cila kushton mbi 40 mijë euro.

Bëhet fjalë për një orë të markës Royal Oak Chrono, të cilën Belind Këlliçi e mban në dorë, në foton e publikuar ditën e sotme. Nga një verifikim rezulton se një orë e tillë kushton 41 500 euro.

Me një orë të tillë, e cila kushton sa paga e dy viteve të një deputeti, Belind Këlliçi është shfaqur edhe në aktivitete politike. Madje, me orën 40 mijë euro në dorë, Belind Këlliçi është shfaqur edhe duke ‘denoncuar korrupsionin’ para Bashkisë së Tiranës.

Takimi 25 mijë euro me Trump

Këlliçi është i papunë që nga fillimi i vitit 2023, kur hoqi dorë nga mandati i deputetit, për të garuar për Bashkinë e Tiranës, ku humbi me 60 mijë vota diferencë. Por, pavarësisht kësaj, Këlliçi nuk i ka ndalur shpenzimet mijëra euro, si mbjellja e flokëve, pushimet luksoze me jaht, vizita në SHBA, foto 25 mijë USD me Trump etj., që nuk dihet se nga e kanë burimin këto para dhe kush e financon Belon.

Një foto me Trump kushton 25 mijë USD. Belo Ezmeri thotë se foton e ka bërë falas. Pse ndryshe nga peronazhet e tjerë, Belo duhej të përjashtohej nga tarifa? Belo nuk është me kufizime fizike!

Ku i gjeti Belo 25 mijë USD për të paguar foton me Trump në tualet? Këtë pyetje duhet t’ia bëjë SPAK-u kut të vijë në Tiranë.

Mbjellja e flokëve, mister burimi i parave

Belind Këlliçi u zhduk disa muaj pasi u rrah me 60 mijë vota diferencë nga Erion Veliaj në betejën e zgjedhjeve të 14 majit 2023 për Bashkinë e Tiranës. I njohur si Belo Ezmeri, Këlliçi shënoi disfatën më të thellë në historinë e PD-së.

Pas humbjes Belo Ezmeri, përpos të tjerave tha se “Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari”.

Pas kësaj deklarate, Belo u zhduk disa muaj nga ekranet.

Kur shumëkush besonte se Belo Ezmeri ishte ngujuar duke luftuar me pikëllimin e disfatës dhe reflektuar rreth shkaqeve të humbjes, Belo në fakt po luftonte me rënien e flokëve.

Belo dha disa sinjale në gusht dhe u rikthye në shtator 2024. Teksa pritej të dilte me një analizë për humbjen, befas Belo u shfaq me ballin e veshur me flokë.

Gjatë fushatës, Belo, siç edhe e tregojnë këto foto, Belo shfaqet me ballin e gjerë, me flokë të rralluar në skaje, madje edhe në pjesën e sipërme të ballit. Balli i Belos fshfaqe i zhveshur, por rënia e flokëve nuk i kishte prekur ende kurorën e kokës.

Disa muaj më pas, kohë që nevoitet për mbirjen e flokëve pas transplantit, Belo fshaqet me flokë në zona ku më parë nuk kishte.

Nuk ka asgjë të keqe, asgjë të paligjshme dhe jo etike investimi për ‘rikostruksionin’ e pamjes së jashte; mjellje dhe lyerje flokësh, dendësim mjekre, ngushtim nofulle si Monika Kryemadhi, heqje të shtresave dhjamore si Meta, tendosje balli, zbutje rrudhash, tërheqje të cepave të syrit dhe çdo ndërhyrje tjetër estetike.

Por, Belo Ezmeri ka detyrim ligjor dhe moral të tregojë se sa ka kushtuar mbjellja e flokëve dhe cili është burimi i parave.

Financimi i fushatës zgjedhore

Belo del duke denoncuar korrupsionin nëpër konferenca shtypi dhe studio televizive, por ende nuk ka treguar burimin parave për koston e fushatës së tij për Bashkinë e Tiranës. Shpenzimet janë të dukshme dhe me vlerë qindra mijëra euro, por burimi i parave nuk dihet. Vetëm për sponsorizime në FB, të cilin ia menaxhonin 6 punonjës, Këlliçi ka shpenzuar 8082 USD.

Grupi politik që e kandidonte Belo nuk mori asnjë lek nga fondet zgjedhore të majit 2023 pasi merrte pjesë si kandidat personal i Sali Berishës (me logon e Ilir Metës), ndërsa fushata e tij shumë e shtrenjtë, me takime në çdo cep të kryeqytetit, me reklama dhe postera të sponsorizuara kudo në kryeqytet, (përfshi edhe atë të famshmin me gishtin e mesit të ngritur), makina me qira etj, ndërsa vetëm eventi në stadiumin “Air Albania”, ku Belo hyri si triumfator me autobusin e tij të personalizuar, kushtoi jo më pak se 100.000 euro.