osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njihuni me grupin e kllounëve “Lemeria”! Këngë për Azemin, peticion për Veliajn, lobim kundër Mcgonigal si të “pavarur” nga Kanadaja

Njihuni me grupin e kllounëve “Lemeria”! Këngë për Azemin, peticion për Veliajn, lobim kundër Mcgonigal si të “pavarur” nga Kanadaja

Një grup shqiptarësh të diasporës njoftuan se i kanë dërguar peticion një forumi urbanistike në Kanada me qëllim që forumi kanadez të anulojë vizitën e kryebashkiakut Veliaj në këtë aktivitet.

Peticioni është nënshkruar nga disa emigrantë të Kanadasë ku spikasnin emrat e Nador Bakallit, Blerina Ruka, Florida Doçi etj.

Ata janë aktivistë të një grupi të organizuar në diasporë të quajtur “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, më herët ata kanë ndërrmarë një fushatë të ngjashme për përjashtimin e Edi Ramës nga i njëjti aktivitet, ndërsa i njëjti grupim rezulton se ka takuar në SHBA disa politikanë të nivelit mesatar duke u dorëzuar atyre simbolikisht disa përmbledhje mbi çështjen “Mcgonigal”.

Ajo Çfarë të bën përshtypje në këtë grupim është fakti se ndërsa ata paraqiten si profesionistë të lirë dhe të lodhur me gjithë klasën politike, por në aktivitetin e tyre ata koinçidojnë përherë me axhendën e opozitës në Tiranë.

Ndërsa ata paraqiten si profesionistë, bën përshtypje fakti se në fakt ata veprojnë me standardin e ish-organizatave bazë të Partisë së Punës.

Përshembull, ngrenë pretendime për aferën Mcgonigal, ndërsa kjo çështje është ezauruar si hetim në SHBA, si hetim penal.

Ose keqinformojnë autoritetet kanadeze mbi përfshirjen e Veliajt me çështjen e inceneratorëve, ndërsa kjo çështje është objekt hetimi në SPAK, shoqata në fjalë ka dalë në konkluzione mbi çështjen para se të flasë prokuroria.

Kjo shoqatë e diasporës rezulton totalisht e sinkronizuar me fushatat e paguara mediatike jashtë vendit të opozitës shqiptare, të cilat shpesh janë të mbushura me element spekulativë dhe aspak profesionalë. (ku spikat mercenari John Schindler i WashingtonExaminer).

Nga ana tjetër ndonëse nënshkruesit e peticionit të kësaj shoqate vetshpallen si profesionistë të lirë dhe të shkëputur nga kasta politike e post-komunizmit, po t’i gërmosh pak, i gjen të lidhur strukturalisht, politikisht, familjarisht jo vetëm me PD-në, por dhe me folkun përkujtimor të Azem Hajdarit.

Përshembull, Nador Bakalli rezulton pinjoll i një familje të persekutuar në kohën e komunizmit, gjyshi i tij u ndëshkua nga diktatura. Çka ka bërë që familja e tij jo vetëm të ishte natyrshëm e lidhur me PD-në në vitet 90-të, por ka bërë që babai i tij të ishte një eksponent i spikatur i PD-së të viteve 90-të dhe anëtar kyç i komisioneve të kthimit dhe kompesimit të pronës në Tiranë i propozuar nga PD-ja dhe Berisha.

Peticionistja Blerina Ruka, ndonëse paraqitet si një aktiviste idealiste e diasporës, rezulton se është pinjolle e një familje të lidhur ngushtë me Berishën dhe Partinë Demokratike, babai i saj Esat Ruka një mësues nga fshatrat e Burrelit i ka kushtuar dhe ka kënduar këngën “Azem ti je gjallë”, ish-deputetit të ekzekutuar të PD-së Azem Hajdari.

Madje Blerina ka përfituar azil duke u hequr si e përndjekur nga socialistë që morën pushtetin sepse babai i saj kishte qenë rapsodi i Partisë Demokratike pas humbjes së pushtetit nga Sali Berisha në 97-ën

Si të tillë, ata janë plotësisht në të drejtën e tyre të çojnë përpara axhendën e Foltores dhe në diasporë, por është hipokrite dhe skuthllëk që ata hiqen si profesionistë të lirë. Ata nuk rezultojnë aspak të tillë, pasi jo vetëm kanë lidhje familjare integrale me Foltoren, por dhe axhendën e aktiviteteve e kanë të sinkronizuar plotësisht sipas narrativës së Foltores.

Më shumë se një grupim që mund të bëjë ndonjë dëm, ky i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, ngjan me një organizim të “Korpusit Azem Hajdari” dega diasporë.

Një kamuflim banal i axhendës të dëshpëruar të Foltores, lideri i së cilës është sanksionuar nga SHBA-të, ndërsa korpusi i tij i diasporës duket se po e ngushëllon me hartime spekulative në formë peticionesh.

Një parodi e ngjashme kjo me atë të grupit “Lemeria” të Cekes, të cilët i këndonin lavdisë së eskavatorit në kulmin shkërrmoqjes agrare dhe bjerrjes së fshatit në periudhën komuniste.