osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njihuni me gjyqtarët që “fjetën” me banditët dhe politikën

Njihuni me gjyqtarët që “fjetën” me banditët dhe politikën

“Top Story” sjell përmes dokumentarit “Gjyqtarët e Zinj”, gjyqtarët që kanë fjetur me krimin dhe politikën duke dhënë vendime në favor të tyre. Gjyqtarë si Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Fatos Lulo, Admir Thanza, Gani Dizdari të cilët janë shkarkuar nga Vettingu kanë dhënë vendime me urdhër politik dhe kanë qenë të ndikuar nga krimi në shumë prej dosjeve më të bujshme të 28 viteve të fundit.

Tom Ndreca Alias Frroku
Tom Ndreca alias është gjyqtari i famshëm, i cili ktheu përmbys gjithë procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 majit të vitit 2011, duke bërë Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ndreca ishte edhe pjesë e trupës gjyqësore në Gjykatën e Lartë ku ngjarja e Gërdecit u cilësua si aksident teknologjik. Gjyqtari Ndreca vulosi edhe dosjen e 21 janarit duke lënë të lirë autorët e vrasjes së 4 qytetarëve të vrarë në bulevard. Rasti i Tom Ndrecës, alias Frroku ishte shembull i kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika.

Shkëlzen Selimi
Gjyqtari Shkëlzen Selimi është një nga simbolet e kapjes së sistemit të drejtësisë nga krimi i organizuar. Ai liroi për 3 ditë nga burgu trafikantin e njohur, Fero Dervishaj. Gjithashtu, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ndërhyri në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij Arben Isufajt në Itali, i njohur ndryshe me nofkën Ben Qimja, dhe i dënuar në të kaluarën për krijimin e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik kokaine. Shkëlzen Selimi ishte gjyqtari që bashkë me Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin, e cilësuan Gërdecin si aksident teknologjik duke zbatuar urdhrat politikë të qeverisë Berisha. Madje Selimi nuk u mjaftua me kaq, por ndodhej shpesh në shoqërinë e autorëve të tragjedisë së Gërdecit si Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

Fatos Lulo
Fatos Lulo është një tjetër emër i përfolur në sistemin e drejtësisë, i eliminuar nga Vettingu për shkak të vendimeve tepër të diskutueshme mbi njerëz të lidhur me krimin. Një ndër to është edhe ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në Shtetet e Bashkuara për vrasje. Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega. Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vjet e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.

Admir Thanza
Gjyqtari Admir Thanza është një nga figurat e gjyqësorit që nxiu imazhin e sistemit të drejtësisë. Thanza është dënuar me vendim të formës së prerë me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë, pasi ka kryer një vjedhje të rëndomtë që daton në vitin 1999, në një supermarket në Itali, ndërsa në atë kohë ushtronte detyrën e gjykatësit në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, Admir Thanza është hetuar se kishte marrë para nga motra e një personi, i verifikuar më pas si ish-drejtori i Hipotekës së Shkodrës, i cili kishte probleme me ligjin. Bashkëshortja e Thanzës, është filmuar teksa kryente aktin korruptiv për llogari të Admirit. Por, çështja u pushua nga prokurori Kostaq Beluri, të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e rikonfirmoi në detyrë.

Gani Dizdari
Në aspektin profesional dhe lidhjet e tij të dyshimta, Dizdari dyshohet për mpleksje me nipin e tij, Agron Lumeshi. Ky i fundi ishte vendosur në rolin e sekserit për të ulur një dënim për një vrasje në Gjykatën e Lartë, gjatë kohës kur Gani Dizdari punonte në këtë institucion në këmbim të 100 milionë lekëve. Nipi i tij u dënua në vitin 2012 me vendim të formës së prerë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, ndërsa organet e Vettingut e kanë klasifikuar si pjesë të krimit të organizuar.