Një burrë indian ka fituar pseudonimin “njeriu llampë”, pas pretendimeve se ai ushqehet me energji elektrike.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Naresh Kumar, i cili thotë se ai lejon që rryma elektrike të rrjedh nëpër trupin e tij sa herë që ai është i uritur dhe nuk ndjen dhimbje apo goditje kur prek telat e rrymës.
Kumar, nga Muzzafarnagar, në Uttar Pradesh, India veriore, thotë se ai thjesht “vendos” veten në priza dhe pas 30 minutash, ai është i ngopur.
Kumar ka thënë se ai zbuloi “talentin” e tij, kur aksidentalisht preku një tel një ditë në punë.
Për më tepër shikoni video e mëposhtme.
Njihuni me njeriun që ushqehet me korent, e bën çdo ditë on Vidnews.