Komisioni i Hetimit për çështjen më të nxehtë të momentit për aferën e inceneratorëve ka nisur edhe ditën e sotme mes debateve dhe tensioneve. Kryetarja e Komisionit të Hetimit, Jorida Tabaku, ka thirrur si dëshmitar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Debati në komision:
– A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?
Veliaj – E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.
– A keni bërë udhëtime me ta?
Veliaj – Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
– A keni pasur komunikim me telefon?
Veliaj – Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.