Big Brother Vip, i moderuar nga Ledion Liço, nisi mbrëmjen e djeshme puntatën e parë të edicionit të tretë. Në këtë natë u prezantuan plot 18 banorë, personazhe publikë të fushave të ndryshme.
Në klipet prezantuese gjithsecili ndau pikëpamjet e tij/saj për dinamikat që do të krijojë në shtëpinë më të famshme, përmes karakterit të tyre.
Më poshtë janë emrat e 18 banorët e parë që janë bërë pjesë e formatit të “BBV3”:
Vajzat:
Ilnisa Agolli Meri Shehu Roza Lati Sara Gjordeni Ledjona Xheladinaj Vesa Smolica Heidi Baci Egla Ceno Rike Roçi
Djemtë:
Drini Zeqo Julian Deda Gabriele Mezini Elvis Myrta Gazmend Ujkashi Romeo Veshaj Ervin Gonxhi Alfio Rrotani Meriton Mjekiqi
Pas përfundimit të spektaklit, kanë nisur edhe debatet e para në shtëpi. Një prej banoreve të këtij formati, Rike Roçi, konkurentja e katërt, ka nisur një debat me Ilnisa Agollit dhe jo vetëm. Ka qenë dhe Jul Deda pjesë e këtij debati, ku sipas Rikes i kanë qeshur në fytyrë në mënyrë ironike. Edhe pse Ilnisa është munduar të justifikohet se nuk ka tendencë të keqe ndaj Rikes, kjo e fundit nuk i pranon justifikimet dhe kthehet tepër ashpër.
“Nuk mund t’më qeshësh mua në fytyrë. Nuk je në atë nivel të më qeshësh mua në fytyrë. Mua mos më qesh me dhëmbët hapur në fytyrë se më kap 5 minutshi kaq po të them”- ka thënë Rike.