osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njeriu që projektoi elektrifikimin e Shqipërisë: Berisha përballë Radovickës, si miu me elefantit!

Njeriu që projektoi elektrifikimin e Shqipërisë: Berisha përballë Radovickës, si miu me elefantit!

Leo Çani, projektues i shtyllave të Tensionit të Lartë të Shqipërisë, ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Kjo është jeta ime” të emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”.

Leo Çani ka folur për punën e tij, ai ka qenë projektues i shtyllave të Tensionit të Lartë të Shqipërisë në kohën e komunizmit. Sot kur e gjithë Europa është e përfshirë në një krizë të energjisë elektrike, Leo Çani na kthen shumë vite pas në kohën kur u realizua elektrifikimi i Shqipërisë.

Ai shprehet se ajo që u ndërtua në atë kohë, filloi të shkatërrohej pas viteve 90’ dhe për këtë ai bën fajtor sistemin e drejtuar nga Berisha. Sipas Leo Çanit, Berisha kur foli për Skavicën iu referua një italiani dhe jo Petrit Radovickës, i cili është historia e hidrocentraleve.

“Jam shumë i indinjuar kur zoti Sali Berisha përmendi Skavicën dhe iu referua një italiani, po si iu referua një italiani dhe nuk iu referua Petrit Radovickës? Petrit Radovicka është edhe inxhinier edhe diplomat e jurist i shkëlqyer. Saliu është si miu përpara elefantit në krahasim me Petrit Radovickën.

Pse nuk e përmend Saliu traditën shqiptare kur e ka përmendur bota, pse më sjell një italian atje, kur historitë e Fierzës i ka udhëhequr Petrit Radovicka të gjitha dhe ai na mësoi edhe ne se si të punojmë.

Më erdhi keq kur Basha erdhi këtu në Washington dhe në intervistë për VOA tha që rruga e kombit është vepra më madhështore e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, si e tha ai këtë pa kujtuar hidrocentralet, ato që i ka njohur bota.

Shqipëria duhet të krenohet me hidrocentralet sepse janë vepra të krijuara vetë nga forcat tona dhe hidrocentrali i Fierzës është vlerësuar një nga digat më të larta në botë në kongreset për hidrocentralet.”, u shpreh Leo Çani.