osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njeriu që mund të ndalojë Ramën drejt mandatit të tretë

Njeriu që mund të ndalojë Ramën drejt mandatit të tretë

Nga Dritan Hila

Le të përpiqemi të analizojmë Edi Ramën. Përtej perceptimit që kundërshtarët e tij mundohen të ngrenë si njeri pervers, sepse kjo nuk ndihmon në politikë.

Mbase Rama është i tillë, mbase jo tamam, ose nuk është fare. Por bota ka njohur drejtues të suksesshëm që në jetën private kanë pasur shumë më tepër vese. Katerina e Madhe e Rusisë ishte nimfomane dhe burrëvrasëse, presidentët e Francës të dhënë pas seksit; edhe amerikanët nuk mbeten pas. Për të mos shkuar në mesjetë apo lashtësi. Tashmë të jesh politikan të duhen dy gjëra: Së pari të konvergojnë interesat e një pjese të konsiderueshme të popullsisë si njeriu që ti i jep punë dhe mirëqenie.

Së dyti, të jesh punëtor. Kush e ka njohur në opozitë, e di se Rama punon 20 orë në 24. Falë këtij impenjimi ai ia doli të spastrojë partinë nga konkurrentët dhe njëkohësisht ta mbante, gjithmonë të karikuar për betejë.

E njëjta gjë vlen edhe për kohën që është në pushtet. Është punë tjetër nëse ai kupton nga të gjithë fushat e qeverisjes, nëse ai e shpenzon kohën të kuptojë ekonominë apo u jep përgjigje në FB atyre që e kritikojnë, nëse merret me sistemin shëndetësor apo vetëm me anën hoteliere të tij. Por Rama është një njeri që rri 20 orë në punë.

Ndërkohë në krahun përballë vetëm një person i ka të gjitha cilësitë për t’u përballur me të dhe ky nuk është Ilir Meta.

Meta është po aq punëtor. Pak rëndësi ka se i mungon karizma. Ka aureolën e njeriut të fjalës dhe trim. Por i mungon partia e madhe dhe ideologjike. Sado që u përpoq të krijonte polin e tretë, nuk ia doli. Ndaj ai ngre zërin, të kujtohen që është. Ai që mbetet dhe mund të ndalë Ramën drejt mandatit të tretë është Sali Berisha.

Berisha është një kafshë politike në kuptimin e mirëfilltë dhe jetën e koncepton në funksion të saj. Berisha është 20 orë në punë. Drekën ia çojnë në zyrë. Bashkëpunëtorët e tij duhet të ndërrohen me dy turne. Po ashtu edhe truprojat. Edhe kur udhëton në makinë, Berisha nuk humbet kohë dhe shfleton shtypin.

Ashtu si Rama, as Berisha nuk ka miq dhe armiq të përhershëm, por ka njerëz që i duhen ose jo. Ashtu si Rama dhe Berisha ka karizëm. Madje konkurron Hoxhën në këtë pikë.

Asnjë bashkëpunëtor i tij nuk mund të quhet bir politik i tij, madje as i ndjeri Olldashi, nuk kishte stofën t’i ngjante Berishës. Dhe kjo nuk vjen se Berisha i ka vrarë në djep pasardhësit, pasi është e pamundur të vrasësh fatin. Por thjesht nuk ka pasur. Ndaj Berisha e ka kuptuar se Ramën mund ta përballojë vetëm ai. Ndaj ka zbritur rishtas në fushëbetejë. Njeriu që ia ka dalë të sjellë në pushtet tre herë një parti e cila ka me pak numra se ajo socialiste po përpiqet për herën e katërt të saj. Po e bën këtë duke mos qenë prijësi de jure i opozitës. Po e bën, duke vënë përpara Bashen.

Lulzim Basha është i kompleksuar nga Rama, nuk ka karizëm dhe as fuqinë e batutës, nuk është hazerxhevap dhe as krijues neologjizmash, dhunti që Berisha i ka me tepri, por nuk kanë vlerë, kur nuk je udhëheqësi zyrtar i palës në betejë. Ndaj Berisha e ka të vështirë këtë betejë, se duelet nuk fitohen dot me dublantë.