Mario Mitaj vazhdon të bëjë paraqitje pozitive. Mbrojtësi i Shqipërisë ishte një “mur” i vërtetë në ndeshjet e kombëtares, teksa si duket ka vazhduar edhe sot me formën e mirë që po kalon.
Së fundmi, Mitaj ka luajtur 90 minuta në Rusi, në derbin që ekipi i tij, Lokomotiva e Moskës luajti ndaj Dinamos së Moskës. Përformanca e mirë e tij bëri që ai të shpallej “lojtari më i mirë i ndeshjes”, duke marrë notën 7.3.
Sa i takon shifrave, për Mitaj ky është edicioni i dytë në Rusi. Në sezonin e parë luajti 14 ndeshje, ndërsa në aktuali-n numëron 7 sfida.