osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njërin e vrau fqinji, tjetrin babai! Mateo dhe Matias… Fati tragjik i dy engjëjve shqiptarë

Njërin e vrau fqinji, tjetrin babai! Mateo dhe Matias… Fati tragjik i dy engjëjve shqiptarë

Mateo dhe Matias, ishin dy fëmijë pothuajse moshatarë e me emra të ngjashëm, që humbën jetën në mënyrë barbare mbrëmjen e 16 nëntorit.

Njëri në Shqipëri dhe tjetri në Itali, alarmuan dy vendet për mënyrën se si ndodhi ngjarja. 8-vjeçari Mateo kishte dalë si çdo ditë me biçikletën e tij në fshatin Grecalli në Fier ndërsa përballja me 38-vjeçarin problematik Klodian Çalamani, ka rezultuar fatale për të.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit, ishte 8-vjeçari që e ofendoi dhe kaq mjaftoi që Çalamani të merrte lopatën e ta godiste për vdekje të miturin.

Për të fshehur gjurmët, 38-vjeçari që më parë është akuzuar dhe për përdhunimin e një adoleshenteje, groposi Mateon në oborrin e shtëpisë së tij.

Vendi u alarmua nga kjo ngjarje, me komentet nga më të ndryshme nëpër rrjetet sociale që kërkonin dënime nga më të fortat për atë që tashmë konsiderohet si “Monstra” e Fierit.

Madje, solli edhe një herë debatin nëse duhet të rikthehet dënimi me vdekje apo jo. Vetë kryeministri Rama, në konferencën për shtyp të organizuar sot për ngjarjen e rëndë, tha se kjo praktikë nuk do të rikthehet, por që shpreson që Drejtësia të japë dënimin më ekstrem që përmban ligji i Republikës së Shqipërisë.

Familjarë e të afërm dukeshin të shkatërruar nga ngjarja teksa sot hapën dyert e mortit dhe përcollën vogëlushin e tyre.

Në të njëjtën ditë, një krim i ngjashëm tronditi Italinë, por akoma më të rëndë e bën fakti që vdiq nga duart e vetë babait të tij.

Matias, ishte 10-vjeçari me nënë shqiptare, që u masakruar me thikë nga babai i tij polak Mirko Tonkov, 44 vjeç. Marrëdhënia jo e mirë mes çiftit bëri që ata të divorcoheshin, por me sa duket konflikti nuk ka përfunduar me kaq.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Vetralla-s, dhe sipas raportimeve të medias italiane, 44 vjeçari mësohet se e ka goditur me thikë në qafë djalin e tij Matias, kur kanë qenë vetëm në shtëpi, para se nëna e tyre të largohej.

Sipas asaj që u zbulua më vonë nga Policia, 44 vjeçari pozitiv me Covid-19 , ishte shtruar në një spital në Romë. Dje në mëngjes ai do të ishte larguar për të arritur në Vetralla.

Sipas mediave italiane, polaku kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçare me origjinë shqiptare.

Dy engjëj të vegjël që humbin jetën në mënyrën më të keqe të mundshme e me një fund të pamerituar. Me shpresën që Drejtësia të bëjë punën e saj më së miri, nuk mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që dy vogëlushët të Prehen në Paqe.