Lajme jo dhe aq të mira vijnë nga WhatsAspp për përdoruesit e rinj në moshë. Sipas aplikacionit të mesazheve, shumë shpejt, jo të gjithë do të kenë mundësinë të përdorin këtë app, veçanërisht në Europë.
Kështu, të gjithë ata që janë nën moshën 16 vjeçare, nga 25 maji e në vijim, s’do të kenë më mundësinë e përdorimit të WhatsApp.
Aplikacioni do t’u kërkojë përdoruesve të deklarojnë moshën javët e ardhshme.
Ndërkaq, kompania i cilëson shumë të rëndësishëm termat e privatësisë dhe sigurisë.