osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Njerëzit e Sali Berishës gati të marrin kallashnikovët: “Foltorja” kthehet në “shtab” për kryengritje të armatosur

Njerëzit e Sali Berishës gati të marrin kallashnikovët: “Foltorja” kthehet në “shtab” për kryengritje të armatosur

sh-kryeministrit Sali Berisha duket se nuk i del inati me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit e përjashtoi ish-kryeministrin në 9 shtator nga grupi parlamentar demokrat, ndërkohë që ky vendim e kapi në befasi dhe në shenjë revolte zoti Berisha ka nisur një tur takimesh në bazë, duke u kërkuar mbështetje për nismën e tij që ka për qëllim mbledhjen e forumeve të partisë për të zhbërë vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së, pas ultimatumit të SHBA-së.

Dje ish-kryeministri Berisha ishte në qytetin e Durrësit, ndërsa shpërtheu në sulme, akuza dhe kërcënime në adresë të zotit Basha. Por “Foltorja” e tij duket se është kthyer në një tryezë frymëzimi për kryengritje të armatosur. Një militant që ishte në takim, deklaroi se është gati të marrë armët për të mbështetur Berishën. “Jam Ilir Amedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë.

Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”, u shpreh qytetari.

Sulmet e Berishës

Duke folur para simpatizantëve demokratë të qytetit bregdetar, Berisha u kujdes t’i dërgonte një mesazh kërcënues Bashës, të cilit i kujtoi se çdo takim që kanë pasur me njëri-tjetrin e ka të dokumentuar në dosje. “Është e vërtetë që i kërkova Lulzim Bashës dhe nuk mund ta mohoj kurrë, të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, sepse humbje të tillë nuk kishim njohur kurrë që nga 1997, por problemi është se nuk nisa procesin e duhur, që ai të merrte të gjitha përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam më 2017. Unë çdo gjë i thosha atij në zyrën time dhe i kam të dokumentuara gjërat, por nuk e bëja atë, sepse nuk kisha ndërmend kurrë të rikthehesha më. Isha i vendosur të qëndroja njëri prej, pa të drejtë kthimi”, deklaroi ai. Fakti që Berisha deklaron se ka të dokumentuara bisedat me Bashën, lindin dyshime se kemi dosje përgjimesh.

Kërcënimet ndaj Bashës

Por dosje Bashës duket se nuk i ka vetëm Sali Berisha. Teksa ishte e pranishme në “Foltoren” e mbajtur dje në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari kërcënoi Bashën me dosjen e lobimeve në SHBA. Madje ajo arriti deri aty sa të pretendonte se SHBA bën dhe pazare. Sipas saj, dosja e Bashës u mbyll në këmbim të shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit. “Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për dy-tre vjet.

Më pas kjo dosje u mbyll me kushtin që të hiqej Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Unë do shkoj në Amerikë dhe do të kontrolloj nëse Basha mund të futet në SHBA dhe të marrë vizë, kështu ne do e bëjmë problem dhe do e çojmë në Kongres. Lulzim Basha i hapi gropën vetes”, nënvizoi Kokalari. Nga ana tjetër aktivistja tregoi dhe një fakt tjetër. Ajo dha sinjale se Berisha nëse largon Bashën, mund të bëhet vetë kryetar i PD.

“Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha”, nënvizoi Kokalari. Kujtojmë se mediat sociale, por edhe të tjerat, kanë hedhur idenë se Kokalari mund të bëhet kryetare e PD. Por me sa duket Berisha ka vendosur ta sfidojë vetë direkt Lulzim Bashën, për postin e kryetarit, ndërsa theksoi dje se Kuvendi Kombëtar pasi të heqë Bashën do merret me “padronin” e tij, Edi Rama. “Unë paralajmëroj Edi Ramën mos të luajë me fatet e pluralizmit në Shqipëri, se do të presë fati i paraardhësve të tu”, tha ai. /Rigels Seliman