Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur ar mik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.
Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne lu ft ua m” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.
Aktori Ndriçim Xhepa, mik i hershëm i çiftit Xhuvani, i cili ka bashkëpunuar në disa filma me regjisorin dhe shumë herë si partner me bashkëshorten e tij, Luiza, me shumë gjasë ka qenë një nga njerëzit e fundit që ka komunikuar me të.
“Mendoja se ishte kthyer nga Italia dhe e mora në telefon, sepse më duhej ndihma e tij për një numër. Kemi bërë humor bashkë me time shoqe. Ai ishte në Romë për t’i dhënë dorën e fundit filmit të tij, të cilin
duhej ta mbyllte brenda gushtit, madje familja e tij ishte nisur me pushime. Atë ditë që ndodhi fatkeqësia, ai kishte lënë një takim dhe fakti që nuk kishte shkuar dhe as përgjigjej në telefon, krijoi shqetësimin.
“Ai nuk ndodhej në Romë për t’u kuruar, por për punë dhe nuk është e vërtetë që ka vdekur në një spital të Romës. Ndoshta ka ndërruar jetë gjatë natës, por arsyet do t’i thonë mjekët. Ai duhej të kthehej atë ditë, më tha që kishte kryer punë.
Me sa duket dha shpirt kur mbaroi filmin”, thotë Xhepa, ndërsa nuk e fsheh tronditjen që i shkaktoi lajmi dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe një bashkëpunëtori, një njeriu që e kishte batutën gjithnjë gati, që i ishin gjendur njëri-tjetrit në ditë të vështira.