osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një vit pa Adelën, miku i saj gazetar i dedikon disa vargje: Qaj e qesh për kohën tonë…

Një vit pa Adelën, miku i saj gazetar i dedikon disa vargje: Qaj e qesh për kohën tonë…

Ka kaluar plotë një vit nga dita kur mori dhenë lajmiipabesuar se Adelajda Xhamami u gjet e pajetë në banesën e saj. Adela u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Të renë nga Kavaja e kishim njohur nga pjesmarrja në reality show “Big Brother” dhe më pas në angazhimet e saj edhe në media.

Ndarja e saj nga jeta bëri një bujë të madhe për shkak të imazhit që Adela kishte krijuar për publikun dhe fakti që u largua në moshë shumë të re.

Por vdekjen e saj e përjetuan më shumë të afërmit dhe miqtë e saj, ndër ta Eraldo Rexho. Rexho ishte miku i ngushtë dhe bashkëpunëtori i gazetares.

Duket e largët koha që moderatori Rexho do e “marrë veten” nga humbja e mikeshës së tij. Pas vdekjes së saj aiikushtoi një emison ku pohoi se ishte emisioni më i vështirë që kishte bërë ndonjëherë.

Eraldo Rexho i ka kushtuar edhe sot një shkrim të ndjerë Adelës, fiks një vit pas vdekjes së saj.

“Një vit shkoi pa ty Adela… Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty ‘lufta’ ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër…

Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap whatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri.

Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë.

Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela… Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak?

Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë.

Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë…

“Në vend të Adelës” është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë.

Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër.

Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë”-shkruan moderatori.