osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një video e rrallë/ Nëntë muaj para vrasjes së Azem Hajdarit: Ja çfarë i’u uroi Fatmir Haklaj tropojanëve për vitin ’98

Një  video e rrallë/ Nëntë muaj para vrasjes së Azem Hajdarit: Ja çfarë i’u uroi Fatmir Haklaj tropojanëve për vitin ’98

Pas 7 pritash dhe atentatesh Fatmir Haklaj do mbyllte sytë përgjithmonë në 4 nëntor 1999.

 I akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit, do të qëllohej për vdekje rreth orës 19:15 të asaj dite me një plumb pas shpine, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi (Mulosmani).

Në shoqërinë e tij, gjatë këtij atentati, gjeti vdekjen e menjëhershme edhe Sami Kërnaja, pasi u godit me një plumb në ballë, ndërsa Jaho Salihi (Mulosmani) i shpëtoi breshërisë vetëm me dy plumba në ije dhe në krahun e majtë.

Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë, pasi vetëm në Tropojë janë vrarë mbi 200 djem si pasojë të frymës përçarëse e gjakësore të inskenuar edhe nga politika.

  Sot një video të rrallë, të realizuar në fund të dhjetorit të vitit 1997, në një prej televizioneve lokale, ku Fatmir Haklaj, aso kohe shefi i komisariatit të policisë së Tropojës do uronte tropojanët për Vitin e Ri 1998 me sa më pak dhimbje e plagë edhe pse 9 muaj më vonë, respektivisht në 12 shtator 1998, ai do të ekzekutonte në Tiranë, Liderin e Dhjetorit Azem Hajdari.

Në këtë video-mesazh, Haklaj kërkon “nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat, që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe qetësisë në rrethin tonë”.

Video që sjell sot  është e rrallë për vetë faktin se për herë të parë publikohet një filmim ku Fatmir Haklaj flet me zë në publik.

I veshur me kamuflazh dhe me mjekër, Haklaj shfaq në këtë video edhe një pjesë të karakterit të tij, gjakftohtë, tepër serioz dhe i sertë në fytyrë.

PRONONCIMI NË MEDIA I FATMIR HAKLAJ

Z.Fatmir, cili është mesazhi juaj drejtuar forcave të ruajtjes së Rendit dhe popullit të rrethit të Tropojës për Vitin e Ri 1998?!

Forcat e Rendit Publik me punën dhe gatishmërinë e tyre, në bashkëpunim me të gjithë popullin e malësisë së Gjakovës kanë arritur rezultate të mira për sa i përket vendosjes së rendit dhe qetësisë në rrethin tonë, gjë e cila tregon se rezultatet e deritanishme kanë qenë të mira dhe gjendja vazhdimisht ka ardhur në përmirësim.
Me këtë rast kërkoj nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat, që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe qetësisë në rrethin tonë.
Me këtë rast të gjithë popullit të malësisë të Gjakovës i uroj për shumë vjet gëzuar Vitin e Ri dhe viti që po vjen të kalojë me sa më pak dhimbje dhe plagë.