Jo vetëm të rinj, por edhe fëmijë të moshave 10-12 vjeç, janë parë përpara kuvendit, duke u përpjekur të shkaktojnë tensione.
Ata kanë hedhur kapsolla duke u përpjekur të heqin me forcën edhe gardhin metalik të vendosur aty nga forcat e policisë.
Ndërsa vetë liderët e opozitës nuk janë parë përpara Kuvendit. Fakti që sulmet me kapsolla janë bërë nga fëmijët, edhe forcat e policisë të mos ndërhyjnë për t’i larguar me forcë për të mos cënuar sigurinë e tyre.
Policia i ka bërë thirrje të drejtëpërdrejtë liderit demokrat Lulzim Basha që të ndalojë incidentet, por ai nuk është parë pranë protestuesve.
“Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon j.etën e punonjësve të Policisë.
Të nderuar organizatorë të tubimit:
I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e d.hunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”, thuhet në thirrjen e policisë.