Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc. Ai ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike.
Tragjedia prej autoriteteve të Maqedonisë së Veriut i është konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ndërkaq Pacolli publikoi fotografitë e viktimave duke shprehur ngushëllime.
“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.