Një tërmet ka rënë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:05 në Shqipëri, sipas qendrës europiane sizmiologjike.
Lëkundjet janë ndjerë pjesërisht në disa zona, por epiqendra e tij ka qenë pranë brigjeve të detit Adriatik, rreth 31 km larg Tiranës.
Lëkundjet me mganitudë 3 dhe me thellësi 27 km kanë pasur epiqendrën në detin pranë zonës së Gjirit të Lalëzit.
Edhe Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra ka qenë në Adriatik, pranë gjirit të Lalzit.
Zona e Gjirit të Lalëzit, kohët e fundit është bërë pjesë e disa tërmeteve të njëpasnjëshme por edhe të shtrira në kohë, me aktivitet relativisht të lartë sizmik./Ekskluzive.al