Kryemadhi në nje emision televiziv u shpreh se kryeministri Edi Rama po kërkon të provokojë konflikt në rajon për të tërhequr vëmendjen dhe për të vjedhur zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas kryetares të LSI, në Shqipëri po pastrohen para të pista në disa fusha.
Pyetje: Znj, Kryemadhi e keni parë ndonjëherë Presidentin e Republikës, ish-themeluesin e LSI kaq agresiv, kaq të xhindosur?
Kryemadhi: Në këtë situatë që po flet Ilir Meta, ne kemi qenë në momentin që kemi djegur mandatet, kemi qenë në momentin që ishte shembja e Teatrit, sepse sot faktikisht ne nuk e kishim mundësinë për ta vërtetuar dhe për ta faktuar të gjithë veprimtarinë me një strategji afatgjatë që ka të bëjë me shpopullimin e Shqipërisë, me largimin e të rinjve, me shkatërrimin e identitetit kombëtar.
Sepse kjo nuk është thjesht çështja e Teatrit, sepse u shemb Teatri, po ku e kemi projektin e Teatrit të ri? Tha do marr borxh nja 30 milionë euro, por për çfarë do ti marrë? Në atë analizë që unë mund ti bëj reagimit të Presidentit Meta, është se z. Rama ka ikur pak më shumë se ç ‘duhet larg.
A mos ndoshta z. Rama kërkon të fusë në një konflikt ballkanik me të ashtuquajturën ‘marrëveshje e detit’ ndërkohë Kosovën me Serbinë në anën tjetër për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit dhe për të krijuar një çorientim rajonal, politik, strategjik?
Ndërkohë nga ana tjetër kemi situatën e pandemisë ku mbyllen kufijtë andej, mbyllen kufijtë këtej dhe ky këtej vazhdon pastrim parash nëpërmjet inceneratorëve, këtej vazhdon pastrim parash nëpërmjet portit të Durrësit, nëpërmjet tenderëve, nëpërmjet kompanive të transportit. Nga ana tjetër vazhdojnë kontejnerët e drogës, këtej bëhen marrëveshje për detin. Këtej nga ana tjetër vazhdon loja e Serbisë.
Le të mos harrojmë që me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, edhe për shkak të indiferencës së Ilir Metës, më thoni si ka qenë Serbia në 2013-n, ditën që ka ikur Partia Demokratike nga qeveria dhe më thoni se si është pozicioni i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Shumë më i fortë.
Pse? Sepse ky zotëria me një strategji që ka nga mbrapa strukturat ndërkombëtare, ka nga mbrapa nga ata që bëjnë sikur vdesin për Shqipërinë, por çfarë kemi sot?
Kemi 600 mijë të rinj dhe të reja të larguar nga Shqipëria, që janë gjithë njerëzit më të shkolluar, janë truri i Shqipërisë. Kemi me qindra mijëra biznese të mbyllura. Ke shkatërrim të të gjithë pasurisë kombëtare, duke filluar që nga nafta nëpërmjet off-shoreve të tij të fshehtë, duke vazhduar pastaj me burimet natyrore, me pikat kufitare e për të vijuar më pas me problemet strategjike dhe pozicionimet politike të Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, të cilat lënë shumë për të dëshiruar.
Për të mos shkuar më tej në raportet e institucioneve me prestigjioze siç janë raporti i DASH apo edhe Komisioni për Sigurinë dhe Luftën kundër Trafiqeve, që thonë që Shqipëria tashmë është kthyer në një nga vatrat kryesore të trafikut të drogave të rënda. Dhe kjo çfarë sjell? Kjo sjell një reagim të tillë të Presidentit, pasi z. Rama nëpërmjet batutave gjithmonëështë munduar ti bëjë ‘skip’ problemeve kryesore me të cilat përballet vendi.