Kryeministri Edi Rama e ka vënë sot theksin edhe një herë tek nisma për një Shqipëri sa më të pastër.
Teksa publikon pamje nga gjendja në të cilën ka qenë Gjirokastra dhe punën që është bërë për pastrimin e saj, Rama iu bën thirrje gjithë qytetarëve që të jenë më të përgjegjshëm dhe të kontribuojnë për vendin e tyre të paktën duke mos e bërë pis.
“#ShqipëriEPastër
Një tjetër mal turpi i përbashkët mu pranë xhevahirit europian të quajtur Gjirokastër, u zhbë në kuadër të operacionit të përditshëm të Pastrimit Kombëtar????
MOS HIDHNI DHE AS MOS LINI PLEHRAT RRUGËVE O NJERËZ
Duajeni më pak Shqipërinë me llafe e me komente nëpër rrjete sociale dhe bëni pak më shumë për atdheun tonë, të paktën duke mos e bërë pis
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.