Gafat e deputetëve të rinj në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë të mbaruar. Janë deputetet e rinj që zunë vendin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë rrëmbyer vëmëndjen e mediave falë gafave të tyre.
Më së shumti deputetët e opozitës në parlament, kanë renë pre e fjalimeve të tyre më fjalë të mëdha, të cilat në të shumtat e rasteve i kanë ngatërruar dhe nuk kanë ditur ti shqiptojnë.
Deputetët e opozitës jo të gjithë kanë formimin e duhur intelektual për të qenë në atë pozicion dhe për të përfaqësuar dhe për të vendosur për ligje që ndikojnë në jetën e shqiptarëve.
Një tjetër deputet në parlament tonë që ka probleme me drejtëshkrimin, gabimet ortografike dhe rregullat gjuhësore.
Bëhet fjalë për deputein Koçi Tahiri. Ky i fundit, me zellin e madh për të treguar se është patriot dhe e do shumë Shqipërinë e historinë tonë, ka publikuar në rrjetet sociale një foto pranë monumentit të heroit, Çerçiz Topulli.
Por z.Koçi Tahiri ka nxjerrë veten zbuluar në këtë tentativë, pasi në 3 rreshta dedikim për Çerçizin që ka shkruar, vetëm gjysmat e fjalëve korrekt në gjuhën shqipe.