Ky filmim tregon momentet kur një afro-amerikan i paraburgosur ndërron jetë nga pakujdesia e policëve të cilët e shoqëronin nga qelia në një klinikë psikiatrike.
28-vjeçari Irvo Otieno, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërroi jetë më 6 Mars në ambientet e klinikës psikiatrike të Petersburgut në Virxhinia, pasi siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, një grup gardianësh e shoqërojnë me forcë duke shkelur rregullat për pacientët e burgosur.
Gjykata e këtij shteti federal amerikan që publikoi pamjet, ngriti akuza penale ndaj 10 personave, 7 prej të cilëve policë dhe 3 të tjerë mjekë.
Irvo Otieno, emigrant nga Kenia, u arrestua më 3 Mars, pasi dyshohej se po përpiqej të kryej një vjedhje, por pas kontrollit të mjekëve, ai u vendos në qeli me përkujdesje të posaçme pasi për shkak të problemeve të shëndetit mendor rrezikonte edhe të vetëvritej.