osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një sistem që po shembet dhe krijuesit e të keqes

Një sistem që po shembet dhe krijuesit e të keqes

Nga Shenasi Rama

Politikani më i ndyrë është ai që e di cila është e mira dhe bën të kundërtën. Arsyeja pse e bën nuk ka fare rëndësi. Mund të jetë i shantazhuar. Mund të jetë I shitur. Mund të jetë pa pikë karakteri. Mund ta bëjë sepse ashtu gjen kënaqësi. Mund ta bëjë edhe pse beson në atë që bën.

Në Tiranë, si gjithkund tjetër, ka politikanë që sillen ashtu si sillen për shkak të njërës nga arsyet e mësipërme. Pork a edhe më shumë politikanë që sillen sepse I përmbushin të gjithë këto kushte. Por më e keqja është se këta besojnë në atë që bëjnë. Dhe në Tiranë këta kanë emër, por janë shumë, janë në të gjithë partitë dhe shtresat aq sa duket se këta jemi ne.

E pra, ka një ndasi të qartë që e vecon Bllokun imagjinar nga Unaza e ngushtë e Tiranës, dhe të dyja nga Tirana, dhe në fund Tiranën nga e gjithë shteti shqiptar. Blloku imagjinar që po tenton t’I japë frymën gjithë shqiptarëve është krijesë e së keqes dhe burimi i ndyrësisë. Modeli që paraqitet është politikani i suksesshëm i Tiranës: i shantazhuar, i shitur, pa pikë karakteri, i lumtur me paranë, dhe që beson se po bën atë që duhet thjesht sepse ajo i shërben atij. Ky është modeli dhe kjo është shoqëria që ata e paraqesin si ideale. Por e gjitha mbështetet në besimin se e gjithë bota është kështu dhe se konsensusi moral, ose më mirë immoral që është arritur në Tiranë, mbështetet në pranimin e veseve si shtylla të moralit shoqëror. Por deri tani gjithcka ishte paraja, dhe kishte para për të gjithë. Si është arritur ky konsensus?

Në Tiranë shantazhi nuk është problem. Kurvëria dhe burrakurvëria janë pjesë e rutinës. Video apo regjistrimi që një politikan ka për dikë, nuk është problem. Të gjithë telefonat janë të mbushur me video gjithfarë. 23300 policë privatë, dhe dhjetra mijra spiunë vullnetarë, përtej shërbimeve të shumta e të pajisura me pajisjet e fundit nuk lënë gjë pa ditur e pa mësuar. Shto këtu që shpesh informacioni serviret lehtësisht dhe gjithkush mban dosje për gjithkënd. Por natyrisht që shantazhet nxirren me konsensus, d.m.th. kur dikush bëhet problem për të gjithë parinë.

Shitja e politikanëve nuk është problem sepse të gjithë politikanët e Tiranës hajnë, c’të ketë në canakët e shumtë në dyert e ambasadave, agjensive, rezidenturave, bankave, dhe shërbimeve të shumta e të gjithanshme. Cmimi që marrin është i shumëllojtë dhe varion nga posti politik deri tek një bursë e një vizë për vajzën. Por edhe kjo nuk përbën asnjë problem. Në Tiranë gjithkush jeton me një etiketë cmimi që I varetnë pjesën e jashtme të brekëve, dhe gjithkush e di cmimin e gjithkujt. Tani, ka kaq shumë sa shiten me shumë zbritje deri në nivelin “merr tre kurva dhe të jap një burrakurvë.” Traditë e vjetër ndër politikanët tanë që janë kthyer si në tregun e gabit dhe shiten me shumë kënaqësi.

Mungesa e karakterit nuk është fare problem. Kur standarti është nderi, paraja nuk ka vlerë. Kur standarti është fuqia, respekti I të tjerëve nuk ka vlerë. Por kur standarti është pasuria atëherë as nderi, as vlerat, as morali, as respekti i shoqërisë nuk kanë më asnjë vlerë. Të gjithë janë të dakordësuar se paraja as nuk ka ngjyrë, as nuk pikon gjak, dhe njëherë që ndërron dorë, pastrohet. Pra, kur matesh me para,ose kur peshohesh me para, të tjerat nuk kanë vlerë, asnjë vlerë. Përfshirë këtu është edhe familja, që shpesh është për shitje, hapur apo me stil. Dhe jo vetëm familja por edhe pjella. Paraja dhe ajo që të mban afër burimit të parave është me e shtrenjtë se gjithcka.

Prandaj edhe nuk është për t’u habitur, që duke qënë se jetojnë në një rreth ku nuk ka asnjë vlerë, dhe pse kanë qënë duke e bërë këtë për kaq shumë kohë, sa nuk mbahen mend, duke qënë se jetojnë e vdesin për paranë, këta janë mësuar si ata të burgosurit që nuk mund të jetojnë pa u rrahur dhe ashtu gjejnë kënaqësi. Këta gjejnë kënaqësi në përcudnimin e tyre dhe në përcudnimin që iu bëjnë të gjithë të tjerëve. Kështu ky rreth anormal, që në fakt është cmenduria që pranohet si normalitet është norma e sjelljes. Të gjithë neverinë dhe urrejtjen për cdo poshtërim, përulje, degjenerim, zvetënim, rrahje e zhveshje morale e njerëzore që kanë përjetuar këta ua nxjerrin atyre që duna të ngjiten ku janë ata, në majë të p[iramidës së plehut. Dhe ashtu gjejnë kënaqësi.

Dhe tashmë, këta besojnë në atë që bëjnë. Besojnë se është më e mira. Dhe mbas 30 viteve, ashtu si mbas 45 viteve më parë, ashtu si mbas 20 viteve edhe më parë, këta janë të bindur se kështu duhet të jetë bota, se këta e kanë fituar me gjak, e disa edhe me zakone apo edhe me majasëll pushtetin, dhe nuk duhet ta lëshojnë. Sepse, edhe pa vullnetin individual, kjo është ajo që këta krijesa të përdhunimit e të zvetënimit, të gjithë bashkë kanë dashur të krijojnë. Kjo është struktura e sistemit dhe e shoqërisë, ose më mirë të së ashtuquajturës shoqëri që tashmë e sheh të qartë edhe fundin e vet.

Miropo përçudnimi është i dënueshëm pre njeriut dhe prej Zotit. Fundi i sistemit po vjen dhe këta e ndjejnë. Nuk ka para, nuk ka mbështetje, nuk ka për të gjithë, nuk ka më borxhe, nuk ka kocka dhe nuk ka koncesione. Ama ka frikë të madhe për të ardhmen, ka tmerr se cfarë mundet me ndodhë, ka një pasiguri që po rritet, dyqane që nuk jepen me qera, taksa që nuk mblidhen, shërbyes që nuk paguhen, dhe mbi të gjithë një zhgënjim të thellë e të prekshëm në të gjithë. Po vjen fundi.

Tashmë që po vjen fundi, këta po e ndjejnë fundin dhe duan të ikin nga sytë këmbët. Duan të ikin atje ku i kanë paratë e pasuritë, fëmijët dhe investimet. Shpresa e tyre është se paraja do t’ua zgjidhë problemet. E megjithatë, së bashku me paranë do të marrin edhe djallëzinë e poshtërsinë që nuk kanë cajre pa e trashëguar. Sepse politikani më i ndyrë është ai që e di cila është e mira dhe bën të kundërtën. Dhe ku nuk mbrrin mallkimi i njeriut mbrrin forca e Zotit, që me zgjidhjen e vet të padukshme nuk pranon që e keqja mos me dalë në natyrën e vet, dhe mos me u fshehë përgjithmonë mbas të mirës. Shkurt, këta pjella të së keqës nuk e dinë se nga ka me iu ardhë…. Por ceshtja është a do të dinë njerëzit të bëjnë atë që duhet, në mënyrë që sistemi i tyre dhe i pronarëve të tyre të mos mbetet si zgjedha që do të mbajë shqiptarët peng edhe për të ardhmen.