Prej disa ditësh, një sekt politik i njohur si “Organizata politike” , gjoja përfaqësuese e Qemal Stafës së dikurshëm apo idealeve të komunistëve të djeshëm, që me aksione kohët e fundit i është versulur biznesit, ka ngritur një tymnajë.
Në fakt, kjo organizatë ka qenë e paprekshme mediatikisht, për herë të parë shuplakën e mori gjatë protestave të studentëve vjet, kur Arlind Qorrin dhe të tjerët i dëbuan. Deri në atë kohë ata ishin thuajse të pangacmueshëm nga askush, askush nuk iu përgjigjej, përtej ndonjë debati politik që Arlind Qorri si drejtues i tyre, një pedagog i Universitetit të Tiranës që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, bënte mbrojtjen e Universiteteve publike. Këtë e bënte në media duke kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë, ndoshta në një rast të drejtë.
Por, mesa duket, qëllimi i Arlind Qorrit nuk ka qenë mbrojtja e një kauze qytetare, por marrja e rrogës nga taksapaguesit shqiptarë të cilët mbështesin biznesin, mbështesin sistemin kapitalist dhe paguhet për të ngritur tymnaja neokomunistësh dhe grupesh revolucionare në dëm të biznesit dhe shoqërisë shqiptare.
Çfarë ka ndodhur në fakt me atë të ashtuquajtur sindikatë dhe me Bulqizën ku Arlind Qorri dhe një tufë kalamajsh që e ndjekin nga pas, nga ata aksionistët që të kujtojnë vullnetarët e Enverit në ’90, po ngrenë në media, në rrjetet sociale, sikur çfarë ka ndodhur.
Në Bulqizë nuk ka një koncesion, por janë rreth 700 të tilla , gati 700 subjekte që operojnë. Në një prej tyre, kryesorin dhe me një investim prej rreth 30 milion eurosh kohët e fundit, Arlind Qorri, i përdorur, i urdhëruar politikisht, mesa duket, ka tentuar të ngrejë një sindikatë të dytë, një sindikatë paralele për interesa spekulative.
Në bazë të ligjit ka një sindikatë dhe sindikata njihet nga punëtorët, e cila është përfaqësuesja e tyre. Por Qorrit dhe atyre që qëndrojnë pas tij, ata që paralajmërojnë në media se do të sulmojnë bizneset dhe biznesmenët, këtu kujtojmë rastin e Monika Kryemadhit një javë apo dy javë më parë, nuk iu pëlqen por duan sindikatën e tyre në një biznes privat.
Janë të “rastësishme” sulmet e politikes ndaj biznesit dhe Arlind Qorri që versulet të ngrejë një sindikatë paralele.
Një gjë e ka të qartë, duhet sindikata e Qorrit dhe LSI patjetër, por sindikata është ndërtuar, punonjësit janë në një sindikatë, bëjmë një tjeter sipas qejfit edhe pse ska ligj ku të mbahet.
Arlindi, pas urdhrave politik shkon dhe kërkon të ndërtojë një sindikatë të dytë me disa njerëz të tjerë, në shkelje të ligjit, duke dhunuar edhe rregulloren e institucionit, biznesit i cili në fakt është brenda të gjitha rregullave ligjore.
LEXO EDHE: Frrok Çupi “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit/ “E kanë mbyllur ciklin politik”
Me këtë kanë ngritur një tymnajë, se nuk krijohet një sindikatë, se janë hequr njerëz nga puna. Në fakt nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Në fabrikën e kromit apo kompaninë që pretendohet “Albchrome” ekziston sindikata, këtë e ka deklaruar dje edhe Kol Nikollaj me qëndrimin e tij, si kreu i Konfederatës së Sindikatave.
Ekziston një sindikatë ligjore dhe jo çdo i “çmendur” që ndjek nga pas organizata politike neokomuniste që Arlind Qorri, mund të dalë nëpër biznese e të ndërtojë sindikata se kështu ja ka shkrepur mendja atij, apo kështu duhet të bëjë sepse do Mona, Arlindi dhe qorrat që e ndjekin nga pas si vullnetarë të Enverit dje.
Ata po zbatojnë urdhra politikë të orientuar nga sekte të caktuara apo segmente që kërkojnë të sulmojnë biznesin për t’u vënë gjoba apo për ta dëmtuar atë. Emri e ka Mona dikush e partia LSI ne terren qorrat.
Pra, kjo është e vërteta e asaj që ka ndodhur, nuk ka asgjë më shumë se sa kaq. Po përdoret një grup vullnetarësh enveristë kundër biznesit në Shqipëri dhe pikërisht njeriu që e drejton këtë grup, paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa, të tjerët vijnë vërdallë, janë nga këta që pijnë duhan me të dredhur, që shkruajnë parrulla në rrugë, që mbajnë grushtat lart dhe bëjnë aksione si revolucionarë. Në fakt janë një tufë me spurdhjakë që nuk i duken dhe nuk i vlejnë askujt.
Në fabrikën dhe kompaninë “Albchrome” ka një sindikatë, Arlind Qorri ka shkuar të nxisë e krijojë një sindikatë tjetër se e do Mona për të krijuar përçarje midis bizneseve.
Për më tepër, ka edhe akuza se ai dhe të tjerë përdoren nga biznese rivale, pa folur këtu dhe për atë që u përmend më lart. Paralajmërimi i Monika Kryemadhit në media publikisht se do të kishte sulme ndaj bizneseve dhe menjëherë, “rastësisht” ndodhi kjo e Arlind Qorrit dhe të tijve. Kaq është situata dhe asgjë më shumë se sa kaq.
Ne, si media, kemi qenë të pozicionuar gjithmonë kundër këtyre rrymave neokomuniste apo anarkiste dhe pro biznesit e kapitalizmit duke demaskuar çdo veges e fare neomarksistesh.
Ditë pas dite do të publikojmë çdo detaj, të gjitha materialet që ne kemi në lidhje me këta personazhe të cilët një pjesë e mirë e tyre dërgohen nga familjet për të studiuar në Tiranë dhe përdoren për të tjera qëllime e për të tjera gjëra nga Arlind Qorri dhe të gjithë vullnetarët e Enverit që e ndjekin nga pas./CNA.al