osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një qasje ndryshe: kush është Sali Berisha si shtetar në aspektin moral, etik?!

Një qasje ndryshe: kush është Sali Berisha si shtetar në aspektin moral, etik?!

Përkrahës e ithtarë të opozitës u përshkuan nga një valë lumturie dhe entuziazmi deri në eufori, pas shfaqjes së liderit historik Berisha në Opinion. Më në sfond një sajdisje politike të tij nga ana e faktorit kosovar, me çështje kryesore kufijtë, Berisha u pa si kthim në kohët e arta kur ai, furia e tij merrte përpara kundërshtarin, një përjetim folklorik që gjendet i ngjizur ç’prej vitesh në sentimentet e votuesve demokratë.

U shfaq kjo dhe si refleksion i zhgënjimit dhe mospërmbushjes nga Basha, gjithsesi një produkt berishian. E pati nga ata, aty në rrjete, ku shpërfaqet gjithçka, që ia ribënë profilin Berishës, me nota ditirambe sigurisht. Vizatimi është po ai i gjithmonshmi: energjik, luftarak, i pathyeshëm, sfidues, i rrëzuar e i ringritur –  një sfinks i vërtetë, që ashtu – siç e cilëson Fahri Balliu – vijon të rezistojë fuqishëm mes kasandrash.

Dhe nuk se janë të vërteta këto cilësi te ai. I ka të gjitha. Por kjo është një qasje krej sempliste, burim adhurimi politik që e lë argumentin gjysmak, të paplotësuar.

Kuti me të cilin duhet gjykuar një lider, dhe në rastin konkret Berisha, nuk janë cilësitë e tij në raport me veten, as ato në raport me kundërshtarin, por ato në raport me vendin të cilit i shërben.

Si politikan, Berisha duhet gjykuar në tre aspekte: shtetar, moral, etik.

Si shtetar, ka shfaqur një paaftësi të lindur për të drejtuar një shtet, për të lënë një standart në shtetbërje e shtetdrejtim, prej së cilit vendi përfiton në kohë dhe historia, kujtesave brezave, ia shënojnë me të arta në muzen e kombit. Në dy herë që i është besuar shtet, nuk ka arritur të ndërmarrë asnjë reformë të thellë me efekte të dukshme. Ka padyshim arritje, por ato kanë qenë krejt fragmentare dhe ta pamjaftueshme për ta cilësuar shtetar të denjë. Ekonomia, prona, drejtësia, arsimi, shëndetësia, rendi, bujqësia, administrata etj., nuk pësuan ndonjë transformim reformator për aq sa udhëhoqi në krye të vendit. Përkundrazi, së bashku me sivëllain më të afërt politik, Fatos Nanon, ardhur që të dy nga ish-kasta komuniste duke qenë dhe drejtues shteti në demokraci, kanë qenë kontribuues qenësor të mbrapshtisë shqiptare në tranzicion.

Në planin moral, ka qenë dhe mbetet njeriu i dy a më shumë standarteve, në raportet ndërnjerëzore politike, me të tijtë në parti apo me kunëdrshtarët, si dhe në raport me çështje të ndryshme. Nëse ngre pyetje se cila është paketa morale e Berishës si lider, prej së cilës ka përfituar shoqëria e do përfitojnë brezat që do vijnë, vështirë te gjendet qoftë dhe një. Me karakterin e tij të paepur, energjinë, potencën, të gjitha këto i konvertohen në një moment në anti-moral, gjersa përçon mesazhin se për pushtet ia vlen të jesh i tillë. Por tjetër është pushteti dhe tjetër vizioni qeverisës. Ah, vizioni! Mbetet monumental në krizën e vizionit dhe ideve në funksion të zhvillimit.

Në planin etik, gjuha e tij ka qenë dhe mbetet shkatërrimtare. Mos u futç në të! I (vet)servirur si njeri i lexuar, deri dhe intelektual, ligjërimi tij është një katastrofë në planin leksikor, që nuk reflekton asgjëkundi kokën mbi libra. Por kësaj, një gjuhë e mbushur me akuza, për këdo e çdokënd që nuk mendon si ai, në planin e ngushtë politik, duke e çnderuar kundërshtarin dhe me futjen në jetën private, e bën të jetë shembulli më i keq në planin etik; për të mos u marrë shembull.

Treguesi më kuptimplotë i trijave: i mungon libri i postulateve. Cilësohet lideri i madh, por nuk ka një thënie, nga ato të mençurat me vlerë monumentale, për të cilën mund të citohet, sot apo në kohët që do të vijnë.

Vetë një demokrat do e kishte shumë të vështirë, gati të pamundur, të ndërtonte një diskurs me Berishën referencë, duke cituar pasazhe inteligjente të tij të tij. Thjesht nuk ka dhe kjo nuk është pak, nëse quhet lider. Po, ka një në fakt, këtu e kohë të shkuara: “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” – thënë në një moment sinqeriteti politik. Fakti që ç’prej atëhere kur e tha, këtu e më shumë se 25 vjet të shkuara, nuk ka një të ngjashëm, do të thotë se diçka e rëndë ka ndodhur te ai pikërisht në sinqeritetin politik, në mos dhe njerëzor.

Edhe anti-komunizmi i tij, ai proverbiali që i dedikohet rolit të tij në Lëvizjen e Dhjetorit, në kohë është shfaqur me dritë-hijet e veta. Me një metamorfozë të pashpjegueshme, nga komunist në anti-komunist në çështje ditësh a orësh, e pa shoqëruar me asnjë apologji me nota ndjese, por duke iu shmangur përvjedhurazi, është pasuar me fakte kompromentuese mbi të kaluarën e tij nën komunizëm, me lidhje të afërta familjare me nomeklaturën e lartë komuniste, deri si mik familjeje te Hoxhajt.

Dhe meqë mbërritëm te ish-udhëheqësi komunist, edhe ai ka patur tipare për t’u patur zili; ambicioz, i ra shëndeti por fuqi për ushtrim pushteti kishte, sfidues ndaj çdo pengese që i dilte përpara, triumfues në çdo rivalitet politik, kurajoz në të qënit kriminel, autor librash me citime pa fund shkrimtarësh e mendimtarësh, e që të gjitha këto u shndërruan në ferr për popullin e tij!

Ka dhe një paradoks tjetër, jo te Berisha por të adhurues të tij, e që ka të bëjë me aktualitetin politik, atë brenda PD-së. Veneracioni ndaj Berishës u buron dhe nga boshësia e Bashës, paaftësia gati e lindur e këtij të fundit për të qenë një politikan reformator, imponues e lider. E shohin Berishën si të kundërtin e Bashës, duke harruar që Basha është produkt i Berishës, investim i tij.

PD-ja, katandisja e saj “nga rinoceront në hardhucë” siç do thoshte Agron Tufa, është rrjedhojë e Berishës dhe jo e Bashës. E ku qëndron pra madhështia e tij, kur dhe trashëgimtarin e ka kaq të padenjë! /Te Sheshi.