Në janar të vitit 2005, Partia Demokratike nënshkroi në Uashington një marrëveshje me shoqërinë BG&R për mbështetje në fushatën elektorale të vitit 2005.
Klani “Osmani” ishte financuesi kryesor dhe garanti financiar i gjithë fushatës elektorale të Partisë Demokratike më 2005. Ata financuan pagesën nën dorë për një kompani lobimi amerikane, si dhe më pas mbështetën gjithë shpenzimet personale të Sali Berishës, për t’u shpërblyer pas fitores me marrjen nën kontroll të lojërave të fatit në Shqipëri.
Damir Fazlliç, i cili ishte ndërmjetësi me “BGR Group”, tha se duhet të merrte pagesën formale prej 1 milion dollarë në Tetovë. Paratë u kaluan ilegalisht në kufirin shqiptaro- maqedonas dhe dorëzimi i tyre u bë në Tetovë.
Fazlliçi që printe në korridorin e ndërtesës, dukej i lumtur dhe po i jepte zemër Berishës, se gjithçka do shkonte mirë, shkruan Mero Baze.
Por kush është “BGR Group” (Barbour, Griffith & Rogers)
BGR Group është një kompani që sot ka akses për të lobuar në Capitol Hill politikat e kujdesit shëndetësor dhe qeveritë. Në vitin 1998 Revista Fortune e rënditi BGR firmën e dytë më me ndikim të lobimit të Uashingtonit. Pas shumë alternativash në vitin 2019, ish-përfaqësuesi republikan dhe komentatori politik i CNN Sean Duffy, merr një pozicion të lartë në BGR Group.
Në vitin 2020, The American Conservative zbulon përfshirjen e BGR në korrupsionin e naftës dhe duke nxitur krimet e luftës të kryera nga Azerbajxhani kundër armenëve. Pra BGR ashtu si Fazlliçi në Porto Romano u akuzua për përfshirje në korrupsionin e naftës me azerët.
Por a ka dyshime të mirëfillta, se Klani Osmani në bashkëpunim me Fazlliç, si njeriu kryesor i bashkëpunimit në 2005 me BGR Group, janë financuesit e Foltores së krijuar nga hiçi, duke ëndërruar kthimin pas, aty ku ishin dikur?
A mund të na thotë SPAK origjinën e parave të derdhura lumë për fushata, që Sali Berisha nuk i disponon, sipas deklarimeve të tij?
A është Fazlliç, njeriu antibasha dhe miku i ngushtë i financuesve të 2005 të Klanit Osmani, ndërmjetësi i pastrimit të parave të Osmanëve të Hamburgut, duke i kthyer borxhin mikut të vjetër Sali Berisha?
A ka pyetur SPAK ose a ka kërkuar ndonjë sqarim, a ndonjë faturë nga “fukarai” Berisha, për pagesën e avokatit francez dhe si është kryer kjo pagesë?
Dyshimet janë dyshime, por kjo shumë kaq e madhe shpenzimesh nga një person “non grata” nga SHBA, që ka një depozitë prej 100 mijë eurosh, sa vlera e makinës që udhëton çdo ditë, i kalon dyshimet, që SPAK nuk i paska dhe janë indicie për të shkuar në folen e krimit skandaloz dhe “ballëhapur” të një politikani shqiptar./Ekskluzive.al