osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Një pyetje për Fevziun që na do “të mirën”: Përse nuk duhet të humbiste Lulzimi?!

Një pyetje për Fevziun që na do “të mirën”: Përse nuk duhet të humbiste Lulzimi?!

Nga Anri Bala

Na qenka zhgënjyer Fevziu, ashtu si gjithë farëzinjtë e ardhur nga fara e keqe e antishqiptarizmës, që shkojnë çdo ditë me mullixhiun dhe zhgërryen në llum, sepse burrin që e kanë në krevat… lahet çdo ditë. Po ç’faj kemi ne për miopin Fevzi, që lexon sondazhet e bërë në Kosovë dhe Bathore me atë “me xham”, kurse tek ai “pa xham” lexon sondazhet serioze, që për hirë të së vërtetës, e nxirrnin humbës të madh Bashën dhe opozitën në përgjithësi.

Ajo që nuk arrin të kuptoj Fevzo dhe enturazhi i tij, pas kaq shumë vitesh eksperiencë, është se votat që i dhanë mandatin e tretë radhazi Ramës, ishin po të njëjtat vota që zbythën me ceremoni nga karriget e pushtetit lukuninë e hajdutëve dhe kriminelëve, për të cilët ai shfaq simpati.

Ngulite në tru Fevzo, ti dhe kllounada që fton në studio… se një pjesë e madhe e votova nuk ishin pro Ramës, por vota kundër të gjithë atyre që edhe sot, lypin “amnisti” tek populli, të fshehur pas pardesysë së sterrosur e të gjakosur të Bashës. Shqiptarët votuan Edin, sepse ndoshta urrejnë qeverinë, për shumë arsye e me të drejtë… por nuk urrejnë Ramën. Ndërsa për miqtë e tu, më beso, nuk tregojnë asnjë grimcë mëshire për t’i çuar prapa qelisë sipas meritokracisë.

E nëse mendon të kundërtën, shko pyete Zamira Durdën, nënën e Edisonit, edhe 25 viktimave të tjera të Gërdecit, që ti e shumë si ti, ia nxini teshat dhe shpirtin sa herë që pyesni nga ekranet: Përse humbi Lulzim Basha?

Mund të pyesësh fare mirë familjarët e 4 Dëshmorëve të Atdheut, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, që nuk i shpëtuan dot plumbave të pushtetit vrastarë: Përse humbi Lulzim Basha?

Pyet po ke respekt për sakrificën e bijve nënash si efektivi Ibrahim Basha, i shpallur Dëshmor i Atdheut edhe ai, që dha jetën për të shkulur një herë e përgjithmonë plantacionet e hashashit nga Lazarati i kthyer shtet brenda shtetit: Përse humbi Lulzim Basha?

Fevzi… Lulzim Basha humbi… sepse ti nuk ke kë pyet!

Protesta ndaj Ramës ka dhe do të ketë… por kurrë për ta rrëzuar atë, që të vijnë në pushtet llumi dhe zagarët… as pas 8 vitesh, e as… asnjëherë! Protestat dhe pakënaqësia lindin për ta vënë çdo shtetar para përgjegjësisë, për gjithçka që nuk u bë mirë, sepse duam apo nuk duam ne, nuk ka qeveri të përsosur.

Po kjo nuk është arsye që të “Ik Rama” e të na “Vijë Flama”… Absolutisht jo Fevzi! Kurse amnezia juaj, e shfaqur për të “amnistuar” krimet e pandëshkuara, është krim i rëndë që bëhet në emër të gazetarisë, me qëllim dalldisjen e opinionit publik, e këtë nuk ta kemi borxh Fevzi.

Të bësh moral për një opozitë të pamoralshme… është lajthitje! Njësoj si ta kthesh korbin në pëllumb, për të na mbushur mendjen të votojmë persekutorët, që pas 8 vitesh do jenë mbrojtësit tanë!/Ekskluzive.al