osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një premtim i aktores së madhe Tinka Kurti: Sa të jem gjallë për popullin tim do të merrem me kinematografi (Video)

Një premtim i aktores së madhe Tinka Kurti: Sa të jem gjallë për popullin tim do të merrem me kinematografi (Video)

“Kam kënaqësinë që të vij sërish në teatër, e sa të jem gjallë të merrem me kinematografi, e këto nuk i bëj për egoizmin tim, por vetëm e vetëm për popullin tim, për Shqipërinë time”, rrëfen në ditën e lindjes e madhja, Tinka Kurti.

Mes emocioneve Tinka Kurti, e cila përherë ka ditur që të bëjë për vete këdo që e ka njohur, jo vetëm me elegancën e saj, prej një zonje të vërtetë, por edhe me humorin e hollë, që vetëm, një artiste, si ajo mund ta bëjë u shpreh se: “Mos kujtoni se jam pa emocione, sepse ky është vendi që kam lind e jam rritur, si artiste. Kam punuar 47 vite dhe nuk mundet ta harroj kurrë sa të jem gjallë”.

Ajo kujton me mall, me nostalgji dhe respekt, mjeshtrit e mëdhenj, të cilët e kanë marrë përdore, sapo kishte mbaruar shkollën. “U jam mirënjohëse për këtë festë që më bëni sot. Kam kaq vite, që pres që Shkodra të më bëjë një urim, e kjo është një gjë e madhe. Kam kënaqësinë që të vij sërish në teatër, e sa të jem gjallë të merrem me kinematografi, e këto nuk i bëj për egoizmin tim, por vetëm e vetëm për popullin tim, për Shqipërinë time”, u shpreh aktorja.

AJO thotë se pavarësisht se nuk është poete zhgarravit dhe shkruan herë pas here. Kurti i rikthehet një poezie, të cilën e ka shkruar në vitin 1997, kur Shën Tereza u nda nga jeta. “O Nëna Terezë, o nënë, unë ty të them nënë, gjithçka të kam thënë. E vogël me trup, por me shpirt edhe zemër të madhe, edhe në botën e largët shumë mall kam.

Edhe sot që shpirti yt prehet në amshim, nuk je e qetë, se ti do të lutesh sërish për botën, për nanën Shqipëri, prej bekimit tënd, ne nuk jemi të këqij…”. Tinka Kurti rrëfen se ka pasur fatin të punojë me artistë të mëdhenj të skenës shqiptare, fillimisht me autorë klasikë dhe me ata modernë, të cilët ishin të kontrolluar, deri në vitet e para të demokracisë.

Ato i shohim përherë bashkë, aq sa kushdo që i njeh e ka të vështirë, që të veçojë mes tyre. Prandaj kurrsesi nuk kishte se si ajo të mos ishte prezente në këtë aktivitet festiv, që i dedikohej Tinka Kurtit në 85-vjetorin e lindjes. “Dikur më pyetën: Kush është aktori më i madh në teatër? I thashë faleminderit për pyetjen, por po të them tre emra do të gaboja, po të them trembëdhjetë sërish do të gaboja. Pse? Sepse, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë e Shkodër etj., të tërë artistët ishin të mëdhenj, ishin të një mendje.

Kemi punuar me përkushtim dhe dashuri të jashtëzakonshme”, nis rrëfimin e saj, ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa. Aktorja e cilëson Tinka Kurtin një artistë të madhërishme, që shquhet për punën cilësore dhe për figurat e mrekullueshme, që ka bërë në dramaturgjinë tonë dhe të huaj në dy kahe; në dramë, tragjedi, por edhe në komedi. “Do ta theksoj me të madhe për komedinë, se ka pasur edhe aktorë të mëdhenj të komedisë në Shkodër, të cilëve nuk u harrohet puna, vlerat dhe arti i madh, që i kanë dhënë artit shkodranë dhe shqiptar. Edhe populli ynë, e dashur Tinkë, është mirënjohës, edhe kurrë nuk do të harrojë, sepse puna jote është e madhe”, shprehet Margarita Xhepa.

Tinka Kurti

Në teatrin "Migjeni" të Shkodrës u festua sot 85 vjetori i lindjes së aktores së madhe shqiptare Tinka Kurti, "Nderi i Kombit". Në veprimtarinë e sotme kushtuar 85 vjetorit të saj të lindjes, ku merrnin pjesë shumë aktorë në zë të skenës shqiptare, Tinka Kurti së bashku me aktoren Margarita Xhepa sollën edhe disa çaste humori, që u duartrokitën nga pjesëmarrësit.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Dimanche 17 décembre 2017