Nga Anri Bala
U ndjeva pak i tronditur… nga habija me thënë të drejtën… se si ka mundësi që edhe Blendi Fevziu mund të lëshoi broçkulla të tilla, si fjala vjen kjo e sotmja, kur gazetari pranon se jemi në pikën kulmore të një përplasje civile, ku shton i pashqetësuar se:
“Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos… Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë…”, u prononcua Fevziu në një emision brenda televizionit ku ushtron profesionin e tij.
Të pranosh se Shqipëria ndodhet në moment kritik dhe se gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktoj kaos, kjo nuk është vetëm miopi, por është midis kufijve të qesharakes dhe marrakes. E para njëherë, kur pi kafen tek Rogneri, ndoshta mund të të duket se shqiptarët, pra ata që formojnë dhe drejtojnë vullnetin e një kombi për të rrëzuar apo shkatërruar, janë ajo tufa e këputur që bredhin herë tek parlamenti e herë tek kryeministria. Por dhe në qofshin “ata”, sikurse i ndoqe dhe ti pamjet, as kaosi i tyre nuk e pengoi ahengun… e dasma nuk ndaloi.
Për t’iu kthyer vitit ’97, të paktën sa kam lexuar e dëgjuar, pasi pak kam përjetuar, përmes disa kujtimeve të vagullta të një kohe pa kohë, gazetarët ishin kryesisht një grup govataxhinjsh, që lanin e thanin rrobat e Berishës me një nikoqirllëk për tu admiruar, në mënyrë që ai t’i vesh e rivesh si viktimë e “revoltës komuniste”, që në aq pak kohë, arriti të kthejë regjimin në atë që do të quhej… Shqipëria demokratike.
Sigurisht dhe Fevziu duhet ta kujtojë, pasi nuk është aq i plakur që të vuaj nga skleroza dhe ta ketë harruar 26 Majin e 96-ës, kur dje kishte përvjetorin e 23-të të masakrës së ushtruar mbi opozitën, nga një qeveri e ardhur në pushtet me dhunë dhe terror.
Asnjë fjalë nuk shkroi e nuk tha Fevziu për 97-ën, kur marrëveshja ishte thjesht alibia për të shpëtuar Sali Berishën nga “satëri” dhe jo popullin nga Berisha… sepse populli e largoi duke rrëzuar kolonat e shtetit, e duke pritur, që ai shkaktari, të jepte llogari!
Por “të rrahurit” i pëlqeu karrigia e pushtetit e dhuruar nga revolta popullore, nga Tropoja deri në Vlorë, falas, me ca rrahje e grushtime dhe bënë paktin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar… për të shpëtuar të gjithë këlyshët e neodiktaturës, që të tmerruar për ato që na bënë u shpërndan si “zogjtë e korbit”, për tu kthyer përsëri në një pushtet të blerë, që sot nuk ka mendje njerëzore në botën demokratike që e imagjinon.
Për kujtesë zoti Fevziu, nëse je aq i paqartë se përse shpërtheu revolta e vërtetë në mbarë vendin dhe vendi shkoi drejtë kolapsit dhe kaosit, ishte sepse shqiptarët u “rropën” deri në palcë, duke ju vënë në prove dhe pikën e fundit të durimit njerëzor. Njerëzit u ngritën për gjithçka që kishin humbur dhe për mashtrimin që i bëri udhëheqësi i asaj kohe, se ishin në rrugën e mbarë dhë në “respekt” të pushtetit të grabitur demokratikisht masakronte opozitarizmin… për mosbindjen e tij, duke e çuar në rrugën e revoltës.
Shqiptarë nuk u konfliktuan “ndër vedi”, por me pushtetin për tu kthyer ato që u kishte marrë shpirtin duke i hedhur në moçalin e varfërisë me shkelmin e tij. Pra për dijeni, zëmërimin e plebejve nuk a e ndalon asnjë marrveshje përveçse… hakmarrja.
Fevzo a mund të më thuash se ka ndonjë gjak për të larë a hak për të marrë protestuesi i opozitës me sivëllezrit e vendosur në një llogore tjetër?! Ju, e dini më mirë se unë të vërtetën dhe më habit vërtet arsyetimi juaj filozofik, se jemi si në ’97. Vërtet kaq shumë të dhëmb zemra për ish-bythëgrisurit të kthyer në miliarder, që kanë humbur gjithçka nga idiotësia dhe mediokriteti, grykësia dhe meskiniteti… tek paraqiten si udhëheqës turmash të pakënaqura… njësoj si ata, bashkëvujtës dhe hallexhinj?!
Vërtet i dini shqiptarët aq derdimen sa të luftojnë dhe të dërgojnë vendin e tyre, vendin tonë në kaos, sepse Luli, Monika dhe gjithë soji i tyre kanë humbur karriget në piramidën e pushtetit dhe “burimi i florinjtë” nuk u lag flokët dhe trupin fëmijëve të tyre, ndërkohë që njomzakëve të protestuesve, burimi i pushtetit as buzët e thara nga etja dhe uria nuk ua lag dot!
Nuk më vjen aspak mirë kur shikoj, se ku ju ka katandisur urrejtja… ndaj nesh që e duam vendin, edhe ashtu siç është dhe nuk e shikojmë si çiflig por si…”mëmëdhe quhet toka ku më ka rënë koka”! Shqiptarët nuk janë ato që mendon ti, por ato që ty nuk ta pret mendja… e dallojnë zezanën edhe gjëmën pa ia dëgjuar piskamën. Ndaj ëndërro se ëndërrat janë falas, por mos shpreso të na shikosh të gjakosur duke i nxjerrë sytë njëri tjetrit për miqtë e tuaj pushtat e prostitutave të pushtetit./Ekskluzive.al