Pas deklaratës së bujshme të liderit demokrat, Lulzim Basha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme. Përmes një SMS-je në emisionin “Opinion”, zëdhënësi Denion Ndrenika ka deklaruar se “për çështjen në fjalë (dosja 339) vazhdojnë hetimet me ritem të përshpejtuar”.
“Nuk është person nën hetim Vangjush Dako, por nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elemente të veprës penale”.
Pra, edhe njëherë prokuroria deklaron se Vangjush Dako nuk është person nën hetim, por po hetohet veprimtaria e tij si dhe veprimtaria e shumë politikanëve të opozitës, me 400 video përgjime për bashkëpunim në korrupsion dhe krim elektoral.