Kapterri i degraduar Bujar Nishani, thotë se nuk është kryeministri ai që shpall gjendjen e jashtëzakonshme por presidenti. Nuk e dimë se nga e ka nxjerr dhe ku e ka lexuar ky analfabet funksional, i arsimuar si toger i ushtrisë së kuqe, sepse ligji e thotë krejt ndryshe: qeveria e shpall, parlamenti e miraton dhe presidenti bënë noterin… e dekreton.
Bujari duket se ka probleme jo vetëm të inteligjencës por edhe të harresës, sepse ishte Meta që kërkoi nga Durrësi që qeveria duhet të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, kështu që i bie, që Jari e ka ngatërruar idiotin dhe ofendon kolegun e tij nga të gjitha parametrat, Ilir Metën, i cili nuk paska fare dijeni për gjërat më elementare të funksionit që kryen: Të drejtat e tij!
Pyetja është kush është idioti, kapterri ish president apo presidenti, sepse idiotësi më të madhe të nxjerr nga një njeri që fatkeqisisht ka qenë edhe presidenti i vendit nuk ka?! Për më tepër, ky palaço guxon dhe bënë politikë duke e nxjerr Ilir Metën si parashikues termetesh, gjë që do i jepte mundësi Likes, që pas shkarkimit të bënte “Baba Vangën”.
Sa qesharak dhe i pafytyrë, sepse një nga fajtorët kryesor për jetët e humbura është partia e tij dhe ai vetë si anëtarë i qeverive të rrumpallhanes, që lejoi të ndërtohej pa asnjë rregull dhe normë duke e krthyer vendin në një parajsë të ndërtimeve informale. Palaço duhet të mendohet mirë kur të jap këshilla, sepse ato jetë u humbën nga ato ndërtime skandaloze, që sot këta mostra i qajnë dhe i mbrojnë nëpër protesta.
Ai ka shpërthyer në fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ndër të tjera thotë:
“Dikush ti tregoi idiotit kryeministër që kërcënon se do të mbyllë mediat pasi na paska shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme!
Qeveria nuk shpall dot Gjëndje të Jashtëzakonëshme!
Atë e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.
Shqipëria nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik.
Qeveria dhe ky kryeministër, më mediokri dhe më elifmatraku që ka patur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, mund të shpallë vetëm Gjëndjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore.
Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar.
Por ne lodhemi kot, ky nuk e njeh turpin dhe as detyrën.
Fatkeqësi e dyfishtë!”, shprehet Nishani./Ekskluzive.al