osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një model i kalbur gjer në palcë! Fajdetë që shiten si inovacion financiar

Një model i kalbur gjer në palcë! Fajdetë që shiten si inovacion financiar

Kredo Financë është një kompani që e klasifikon veten në kategorinë e sipërmarrjeve fintech. Në botën moderne kjo kategori nënkupton firmat inovative, të cilat përdorin teknologjinë për përmirësuar shërbimet financiare tradicionale. Por pas fjalës fintech, në rastin e Kredos fshihet një model problematik biznesi. Dhe ky model është i thjeshtë.

Kompania ka një portofol parash, të siguruara nga aksionerët e saj apo përmes humarrjes nga investitorë të ndryshëm në disa platforma të caktuara si Mintos. Këto para ajo ja u jep hua qytetarëve apo bizneseve shqiptare në formën e mikrokredive të shpejta, pa kolateral. Shuma e tyre mund të arrijë deri në 600 mijë lekë, ose 5 mijë e 500 euro. Ky është biznesi i Kredos dhe të ngjashmëve të saj.

Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit të kaluar stoku total i huave që Kredo Finance ka dhënë për qytetarët shqiptarë arriti në 3.3 miliardë lekë ose 30.5 milionë euro. Për këtë portofol kredish, kompania arkëtoi vitin e kaluar 2.5 miliardë lekë të ardhura nga interesat, gjobat, komisionet dhe tarifat e shtyrjes së kredive. Pra 76 për qind të ardhura mbi stokun e kredive.

Me pak fjalë, modeli i biznesit të Kredos është ky. Për cdo 100 lekë që kompania ka dhënë kredi, ajo gjeneron 76 lekë të ardhura në vit nga interesat dhe kostot e tjera që u ngarkohen kredimarrësve. Zyrtarisht quhet fintech. Në të vërtetë është kredidhënie grabitqare.

BSH që rri e vështron

Debatet për normat e lartë të interesit dhe praktikat jo etike nga kompanitë e mikrokredive të shpejta e detyruan Bankën e Shqipërisë që në vitin 2021 të vendoste tavan mbi normat e interesit të tyre. Për kreditë me këste deri në shumën 200 mije lekë, interesi efektiv 1 vjeçar u kufizua në 118.96 për qind. Kredo lundron në limitet e këtij kufiri.

Sipas të dhënave që publikon BSH për muajin gusht të këtij viti, norma efektive e aplikuar nga Kredo ishte 115 për qind, 108, për qind, 103 për qind dhe 108 për qind në vit respektivisht për kredinë 1 vjeçare, atë 2 vjeçare, kredinë 3 vjeçare dhe atë 4 vjeçare.

Institucionet e specializuara dhe ekspertët ndërkombëtarë të financave kanë përcaktuar se norma maksimale e një kredie që të quhet e përballueshme duhet të jetë deri në 36 për qind në vit. Kredo po i ngarkon qytetarët shqiptarë mbi 3 herë më shumë se ky interes. Me pak fjalë, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë.

Mikrokredia e shpejtë në Shqipëri realisht është “kredi grabitqare” e maskuar nën togëfjalëshin fintech. Dhe Banka e Shqipërisë rri e vështron. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse fajde e legalizuar me ligj. Dhë në fund pyetja që shtrohet natyrshëm është; kujt i duhet ky model biznesi?

Avokatët e mikrokredisë thonë se këto kompani shërbejnë një segment konsumatorësh, të cilët nuk kanë akses në banka. Ndërsa normat e larta me faktin se kreditë jepen pa garanci dhe kanë risk të lartë moskthimi. Sipas tyre, ky model biznesi i tillë është. Por Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë studim, se cilët kategori konsumatorësh marrin kredi në këto institucione. Çfarë bëjnë ata me këto para dhe si preken financiarisht personat që hyjnë në sipiralen e borxheve të shpejta, që ofrojnë mikrokreditë?

Më tej akoma çfarë fiton ekonomia nga ky model biznesi, i cili është i kalbur gjer në palcë dhe që sot në Europë lejohet masivisht vetëm në 3 apo katër vende? Ato janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Bosnja. Askund në Bashkimin Europian. A ndihet Banka e Shqipërisë komode nga kjo që rri e vështron, teksa mijëra qytetarë zhyten në spiralen mjeruese të kredive grabitqare, që u shiten si inovacion financiar? / Nga Klodian Tomorri/